• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla: Gazetarët në seanca! Berisha pa grup parlamentar? Kryetarja e Kuvendit: Respektoj PD-në

by Java News
08/10/2021 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim për herë të parë me gazetarët, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla,  premtoi transparencë dhe garantoi rikthimin e tyre në sallën e parlamentit, gati 2 vjet pas shpalljes së pandemisë. Kryeparlamentarja theksoi se do të bashkëpunojë me opozitën për ligjet e rëndësishme.

Pas afro dy viteve gazetarët morën premtimin e kryetares së parlamentit Lindita Nikolla se do të rikthehen fizikisht në sallën e kuvendit.

“Gazetarët do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Kamerat do të lejohen me një minutazh të caktuar. Gazetarët do të jenë dhe në seancat plenare. Kjo çështje do të diskutohet dhe në Komisionet e Ligjeve. Komunikimi do të bëhet transparent dhe i hapur”, tha Nikolla

Gjatë takimit të saj të parë me përfaqësues të medias Nikolla iu referua rregullores së kuvendit për t’iu përgjigjur interesimit lidhur me rolin e Berishës në Kuvend I cili ndonëse u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, u deklarua se është pjesë e tij.

“Do të ketë vetëm referencën që ndiqet me rregulloren e Kuvendit, i cila në nenin 15, pika 5 thotë që çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë. janë kryetarët e Grupeve Parlamentare të cilët bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit. Dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka nxjerrë jashtë deputetin Sali Berisha”, vijoi ajo.

Nikolla u ndal edhe te ndryshimet kushtetuese mbi zgjatjen e afateve të vetingut.

“Kjo është kërkesë që vjen edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. S’po jap afate, por kam gatishmëri për të vepruar me opozitën. Në informacionet që unë kam, në një prej ekraneve televizive është shprehur se dhe opozita është e gatshme që të bashkëpunuar”, tha ndër të tjera kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla./m.j

Next Post
Tragjike/ Me shpejtësi në stuhi, makina bie 4 metra në gropë, vdes shqiptari në Greqi

Tragjike/ Me shpejtësi në stuhi, makina bie 4 metra në gropë, vdes shqiptari në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In