• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla: Deklarata e Metës, e trishtë dhe e shëmtuar! Meriton injorimin e plotë

by Java News
02/07/2019 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla komentoi daljen e Presidentin sot për mediet duke thënë se meriton injorimin e plotë lidhur me deklaratat e bëra sot nga ana e tij.

Gjatë një interviste televizive, Nikolla tha se institucioni i Presidentit ka marrë pamje të trishtë për shkak të lëvizjeve dhe deklaratave të Metës.

“Ishte e trishtë. Unë jam ndjerë e ligshtë sesi mundet një njeri që populli shqiptar ka investuar aq shumë duke i dhënë profile në të gjithë karrierën e tij të hershme dhe të vogël politike, duke qenë kryetar i Parlamentit, duke qenë kryeministër, së fundmi edhe President sesi realisht mund të turpërojë edhe standardin më minimal në një njeriu që i është besuar një detyrë e tillë e lartë. Kjo nuk do të thotë që në një kohë të caktuar kur çmenden në detyrë ne duhet të mbetemi peng i një zgjedhjeje. Padyshim, demokracia është reflektim në momente të caktuara dhe veprim për këdo që cënon dhe shkel rëndë atë”, -tha Nikolla.

Deputetja sqaroi se Meta kërkon t’i atashohet heronjve të popullit shqiptarë ndërkohë që sipas saj, ai foli për një komplot ndërkombëtar.

“Sot ishte pamje e trishtë, edhe pse i drejtoi vetës vetën e tretë, Presidenti foli për të gjithë heronjtë e popullit shqiptar duke dashur të atashohet me ta ndërkohë që foli për një komplot ndërkombëtar duke iu kundërvënë ata që janë partnerët strategjikë të Shqipërisë, Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E trishtë, e shëmtuar, meriton injorimin e plotë gjithçka që u përcoll sot nga ai institucion që është institucioni më i lartë i shtetit shqiptar”, -theksoi deputetja e PS-së.

“Është Ilir Meta ai që duhet të reflektojë nga gjithçka që populli e tregoi në 30 qershor. Janë të tjerë ata që duhet të reflektojnë. Pikërisht, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta që kërkuan të merrnin peng demokracinë dhe të mohonin të drejtën kushtetuese popullit për të zgjedhje, duke bërë ftesa për dhunë dhe për përplasje gati vëllavrasje në 30 qershor. Populli zgjodhi të votojë. Votoi paqësisht, pa asnjë lloj incidenti dhe këta njerëz janë këta që duhet të reflektojnë për gjithçka që ka ndodhur në 30 qershor. Përsa i takon kryeministrit dhe kësaj mazhorance, patjetër ne jemi të vendosur të shohim përpara për të punuar edhe më përultësisht, për të punuar edhe më shumë në 61 bashkitë që u fituan nga Partia Socialiste për të ofruar cilësi të re shërbimi pa dallime partiake për të gjithë këto komunitete. Nga ana tjetër, ashtu siç kemi vijuar të bëjmë, dora e shtrirë për dialog, për komunikim, për të vijuar rrugën e reformës dhe për të përmbushur të gjitha rekomandimet e ODIHR sa i përket reformës zgjedhore. Kjo është këmbëngulja jonë që ju e quani kokëfortësi, le ta quajmë edhe ashtu, është një këmbëngulje për të mos ceduar asnjë milimetër nga ato që janë parimet e demokracisë shtetformuese dhe që çojnë përpara progresin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Europian”, -tha Nikolla.

Raportin e OSBE/ODHR, Nikolla e konsideroi pozitiv ndërsa argumentoi se ishte zgjedhje e opozitës që nuk mori pjesë në zgjedhje ndaj edhe sipas saj, përgjegjësia bie mbi ta.

/a.r

Next Post
Haradinaj kërkon ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Haradinaj kërkon ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In