Pas kalimit të përgjegjësisë më të re, atë të rinisë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ristrukturimi i administratës së saj do të përfundojë brendamuajit tetor.
Kështu u shpreh Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla gjatë raportimit të sotëm në komisionin e çështjeve sociale, nga ku tha se aktualisht po punohet për organikën e re, që do të sjellë ndryshime në konceptimin e drejtorive dhe sektorëve të saj.
Më tej, Nikolla sqaroi se do të ketë një Drejtori të Përgjithshme e cila do të jetë e ndarë në 3 sektorë.
“MASR, do të ketë një drejtori të përgjithshme e cila do të merret me zhvillimin e strategjive dhe politikave të zhvillimit, sipas fushës së përgjegjësive për arsimin, sportin dhe rinisë. Kjo drejtori e përgjithshme do të ndahet në 3 drejtori. Secila drejtori do të merret me strategji sektoriale, me programe zhvillimi si dhe me hartimin e projekteve sipas fushave të përgjegjësisë”.
Deputetet e grupit parlamentar të PD-së sollën në vëmendje çështjen e arsimin profesional, dukesugjeruar që kjo e fundit duhet ti kalojë Ministrisë së Arsimit me arsyetimin që është pjesë e përgjegjshmërisë së kësaj ministrie. Ndërsa deputetet e LSI-së, nga ana e tyre folën edhe për ligjin e vullnetarizimit si dhe aktet nënligjore të parealizuara deri më tani, për të cilat ministrja garantoi se do të kryhen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes./b.d










