Gazeta e Nikoll Lesit shkruan se në protestën e Ilir Metës kanë marrë pjesë 100 mijë njerëz.
“Në orën 17:00 ka nisur manifestimi mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës. Mbi 100 mijë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së kreut të shtetit Ilir Meta. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur si asnjëherë më parë.
Pas mbërritjes së kreut të shtetit dhe mjaft figurave publike që e shoqëronin atë, manifestimi nisi me këndimin e himnit kombëtar”, shkruan gazeta e Lesit, e cila është kthyer në organin zyrtar të Ilir Metës dhe LSI-së.










