Serbia nuk është e dobët, këtë e di shumë kush, e përfaqësuesit e Prishtinës në veçanti duhet ta dinë, ka thënë Nikoliç duke folur rreth ndalesës për ta vizituar Shtërpcën, transmeton Koha.net.
Kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliç i ka mbetur shumë merak që nuk i është lejuar vizita në Shtërpce dhe zemërplasur ka folur rreth ndalesës për hyrje në territorin e Kosovës për të marrë pjesë në kremtimin e Krishtlindjes Ortodokse.
Ai , lidhur me këtë ndalesë, ka thënë se Serbia ka respektuar të gjitha procedurat, por Kosova ka vendosur që t’ia ndalojë vizitën, sipas tij, ”për shkak të pasionit për pavarësi dhe mungesës së masave”. (b.an)