Kryetari i Republikës së Serbisë Tomisllavi Nikollc ne prag te 28 qershorit (Betjes së Kosovës) ka vizituar sot Luginën e Preshevës, me çrast qendroi në bazën ushtarake “Jug” në Bujanoc dhe në “Livadhin e Shehut” në Preshevë, baza keto dikur te njohura të UCPMB-së, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Në këtë bazë ushtarake, Nikollic, i paraqitur me veshje ushtarake, është njoftuar me persëafermimbi situatën aktuale të sigurisë, kushtet dhe mënyrën me të cilën pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë jetojnë dhe punojnë, ndërsa në “Livadhin e Shehut” do të përcjellë nga afër ushtrimet e forcave intervenuese orientuese si dhe angazhimin e tyre, raporton agjencia e lajmeve Tanjug
Nikoliç vishet ushtarak në Preshevë, duke iu kundërvënë mesazheve të takimit Rama-Vuçiç
Tomislav Nikoliç është veshur ushtarak, ka ngjeshur koburen në brez dhe ka zbritur në bazën ushtarake që ndodhet në Luginën e Preshevës, vetëm pak ditë pas takimit ndërmjet kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë, ku u shpërndanë mesazhe paqeje dhe stabiliteti.
Komandanti i Brigadës së Katërt të këmbësorisë, Gjeneral brigade Zoran Ljubura, i ka thënë gazetarëve se situata aktuale në Zonën Tokësore të Sigurisë është stabile dhe se Ushtria e Serbisë pandërprerë përcjellë situatën e sigurisë në rrethinë.
Gjatë fjalimit para ushtarëve serbë, Nikoliq tha se ushtria serbe është mjaftueshëm e fortë dhe e gatshme për t’iu kundërvënë kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj shtetit serb, dhe se detyra kryesore e ushtarëve është që të mbaj të sigurt zonën kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.
Kreret e shtetit serbe ne cdo vizite në Preshevë perkundër situtes stabile ne rajon, perserisin refrenin se “Ushtria e Serbisë ka forcë të mjaftueshme dhe është e gatshme të reagojë në të gjitha kërcënimet dhe rrezikimin e sigurisë.” Kjo s’eshte hera e pare qe kreret serbe lenë kravat ne Beograd dhe vijne me cizme në vendanimet shqiptare qe ka mesazhe te qarta, për të treguar dhëmbët ne keto vise, nese perkujtojme viziten e ministrit i Mbrojtjes Bratislav Gasic i cléi po ashut u pa ma uniforme ushtarake ne Luginë, ka shkruar “Presheva jonë”
Ndërkaq lidhur me këtë vizitë deri tani nuk është prononcuar asnjëri si nga përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe as të partive politike.
Do theksuar se kjo eshte vizita e dyte e nje presidenti serb ne Luginen e Preshevës, por asnjeherë i pritur nga “qytetaret e tij” shqiptare e as nga perfaqesuesit e tri komunave shqiptare në Serbi. Heren e fundit Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq në Preshevë ka qëndruar më 7 dhjetor te vivit te kaluar me çë rast ka vizituar filialen e Ndërmarrjes për prodhimin e mobilieve “Simpo”.









