Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka thënë se edhe pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi rruga e vendit drejt Bashkimit Europian nuk do të ndryshojë, porse në aspektin ushtarak, ai ka thënë se është e rëndësishme që të vazhdohet me neutralitet.
“Unë besoj se nuk do të ketë ndryshime pas këtyre zgjedhjeve, por edhe nëse ka ndryshime në kuptimin e ndryshimit të partive në pushtet ajo nuk do të sjellë një filozofi dhe një tjetër formë të të menduarit”, ka thënë Nikoliç, njofton Vecernje Novosti.
“Serbia duhet të bëhet anëtare e BE-së, dhe ne e duam këtë. Por Serbia nuk ka nevojë për anëtarësimi në NATO, ashtu siç NATO në Serbi nuk është e nevojshme”.