Një grup studentësh të një kolegji nga Nigeria po qëndron në Beograd. Ata i ka pritur zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.
Ai pasi u ka folur atyre për marrëdhëniet e mira të vendit të tij me Nigerinë, u ka thënë se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç e ka dekoruar presidentin e Nigerisë, Muhammad Buharin, me Urdhrin e Republikës së Serbisë me fjongo për kultivimin e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe për mosnjohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. (b.an)