Suleiman Hashimu nga Nigera, ka udhëtuar 750 km e ka ndërruar 6 palë këpucë vetëm e vetëm për ta parë inagurimin e Presidentit të Nigerisë, Muhammadu Buhari.
Udhëtimi i tij u shpërblye pasi kur përfundoi udhëtimin, morri një ftesë për t’u takuar me Presidentin para se ai ta bënte betimin.
Hashimu dy vite më parë, teksa po fliste me një grup shokësh se çfarë do të bënin sikur të fitonte Buhari në zgjedhjet e presidenciale në vitin 2015, e bëri një premtim!
“E bëra një betim se po të zgjedhej Buhari për President, do ecja nga qyteti Lagos deri në Abuja, pra gjithçka filloi si shaka”, u shpreh Hashimu.
E kur Behari u zgjodh President me 1 prill të këtij viti, një shok i tij i’a kujtoi premtimin e para 2 viteve.
Ai eci për çdo ditë për 12 orë, por lajmi u përhap shpejtë, kështu që ai në çdo ndalesë që bënte, njerëzit e prisnin.
Më në fund me 20 prill, ai mbërriti në kryeqytet.
Ai aty u prit nga një turmë e madhe njerëzish, duke përfshire edhe anëtarët e organizatës se Presidentit Buhari, të cilët i rregulluan takimin me Presidentin.









