Aktori i famshëm Nicolas Cage dhe gruaja e tij Alice Kim i kanë dhënë fund martesës së tyre 12 vjeçare.
Çifti kanë jetuar ndaras që nga muaji janar, ka bërë të ditur zëdhënësi i aktorit për revistën “People”, transmeton Koha.net.
Nicolas dhe Alice së bashku kanë një fëmijë – djalin 10 vjeçar, Kal-El Cage.
Në korrik të vitit 2004, Cage dhe Kim kanë lidhur kurorë në një ceremoni private në Kaliforninë Veriore.
Aktori Cage më parë ka qenë i martuar me Patricia Arquette për 6 vjet, pastaj nga viti 2002 deri në vitin 2004 ishte bashkë me Lisa Marie Presley. (b.an)