Nico Rosberg ka fituar edhe Çmimin e Madh të Singaporit.
Piloti i Mercedesit, tashmë edhe kryesues i renditjes së përgjithshme për pilotë, la pas Daniel Ricciardo (Red Bull) dhe shokun e skuadrës, Lewis Hamilton.
Vetëm në vend të katërt dhe të pestë dy pilotët e Ferrarit, me Kimi Raikkonen që la pas gjermanin Sebastian Vettel.
Lewis Hamilton lë kështu kryesimin e renditjes së përgjithshme pas 4 garave, duke ndezur dhe më shumë rivalitetin brenda Mercedesit./tch/a.k