Personi i cili hyri në shtëpinë e 9-vjeçares për t’iu shmangur sulmit me armë zjarri në rrugë është identifikuar si një ‘ushtar besnik’ i një bande kriminale.
Joseph Nee, 35 vjeç, hyri në shtëpinë e Olivia Pratt-Kobrel, në Liverpool pasi një burrë hapi zjarr kundër tij në rrugë.
35-vjeçari i cili jetonte afër shtëpisë së 9-vjeçares ishte pjesë e një bande kriminale. Nga informacionet është mësuar se ai së fundmi është liruar nga burgu pasi ishte dënuar me 3 vite e 9 muaj burg për vjedhje në vitin 2018.
Nee mësohet se ka pranuar dy akuza për vjedhje, vjedhjen e një mjeti motorik, drejtimin e rrezikshëm, drejtimin e automjetit pa sigurim dhe drejtimin e automjetit ndërkohë që i ishte hequr e drejta e drejtimit të automjetit.
Gjithashtu Joseph Nee ka qenë i dënuar më parë në vitin 2009, si anëtar i një bande e cila ‘e zhyti’ në kokainë Liverpool-in.
Sipas policisë, Nee, i cili është i shtruar në spital është në gjendje të stabilizuar dhe do merret në pyetje prej tyre. Arrestimi i tij është cilësuar si arrestim i një ‘ushtari besnik’ të një bande shumë të rrezikshme.
Kapja Nee i ka afruar hetuesit me gjetjen e vrasësit ‘frikacak’, i cili u largua nga vendngjarja pas vrasjes së tmerrshme.
Pas arrestimit të tij, duket se hetimet po ngushtohen dhe hetuesit kanë dalë me emra të mundshëm të të dyshuarit që kreu vrasjen e vogëlushes. Policia po kërkon me ngulm zbardhjen e ngjarjes që la të vdekur tre persona, mes tyre vogëlushen Olivia.
g.kosovari