• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ngushëllime për opozitën”/ Rama: Vendi sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëherë

by A R
13/11/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ku u firmosën 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, kryeministri Edi Rama dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjatë bisedës me gazetarin Sokol Balla, Rama komentoi mungesën e një opozite funksionale në vend, duke u shprehur me ironi “ngushëllime” për situatën aktuale politike. Ai shtoi se qeveria është shpesh “opozita e vetvetes” dhe se sipas tij, Shqipëria po kalon periudhën më të mirë të qeverisjes së saj, falë mbështetjes së qytetarëve dhe stabilitetit politik.

Sokol Balla: Dhe ndërkohë keni një opozitë e cila vetëm opozitë nuk është për momentin, nuk ofron asnjë lloj alternative.

Edi Rama: Po ngushëllime.

Sokol Balla: Dhe një alternativë do të ishte, opononca do ishte mirë edhe për ju.

Edi Rama: Po, patjetër do ishte mirë. Nuk e kemi, ngushëllimet tona për ata edhe ngushëllojmë veten sa të mundemi duke u përpjekur që të bëjmë më mirë dhe duke u bërë edhe opozitë e vetvetes në shumë raste. Kjo është ajo që kemi në këtë moment, por nëse Shqipëria sot është në momentin e vet më të mirë të të gjithë këtyre viteve kjo natyrisht lidhet me faktin që Shqipëria sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëherë dhe kjo lidhet me faktin që qeveria ka kapacitet politik në kuptimin e mbështetjes që buron nga besimi i njerëzve dhe nga numrat që ka në parlament.

Kryeministri reagoi gjithashtu ndaj një videoje që po qarkullon në rrjete, ku shihet duke biseduar me tone të ashpra në telefon, ku tha se nuk e ka parë videon dhe se komunikon shpesh me bashkëpunëtorë për çështje pune.

Sokol Balla: Kur iu referuat opozitës që i bëni vetvetes sot në një nga televizionet e Tiranës, ju kanë nxjerrë një video ku ju ishit shumë i ashpër me dikë në telefon, besoj ju kanë njoftuar

Edi Rama: Jo nuk kam parë

Sokol Balla: Në hotelin ku keni ndenjur, dikujt që i thonit në telefon je kryetar apo je bashkëkryetar diѯka e tillë. Nuk e di me kë keni folur në telefon.

Edi Rama: Po unë flas në telefon gjatë gjithë kohës me shumë njerëz që unë i kapërcej edhe këto shkallët zbres deri poshtë ku ka bashkëkryetar organizatash, për arsye të caktuara edhe nuk e di. Më kujtohet që kam folur, por nuk di çfarë kanë parë e çfarë kanë nxjerrë.

Next Post
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në ujërat e lumit Shkumbin

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në ujërat e lumit Shkumbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

February 9, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Saturni ndryshon fatet, Horoskopi: Periudha e re astrologjike premton dashuri, para dhe vendime të mëdha

February 9, 2026
Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

February 9, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

February 9, 2026

PD proteston sërish nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

February 9, 2026
Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In