• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngrohja globale do të ndikojë negativisht në cilësinë e ujit të pijshëm në Shqipëri

by Java News
21/08/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet klimatike, sidomos ngrohja globale do të ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit në Shqipëri, ku rreziku më i madh është për ujin e pijshëm, sipas një raporti të fundit të Këshillit Kombëtare të Ujit. Në veçanti, thekson raporti, thatësira mund të çojnë në rrëshqitje të dheut, që mund të çajë tubat e furnizimit me ujë dhe të lejojë ndotësit të futen në sistemet e ujit të pijshëm, apo në sistemet e largimit të ujërave të ndotura, duke shkaktuar derdhjen e ujërave të ndotura në tokë dhe si rrjedhojë të arrijë në ujërat nëntokësore…

Sipas raportit teknik, ndryshimet klimatike ndikojnë cilësinë e ujit përmes një vijimësie të ndërlikuar mekanizmash natyrorë dhe antropogjenikë. Lloji i pellgut ujëmbledhës, gjeologjia vendore dhe përdorimi i tokës, stina, ndotësi i objektit dhe burimet e mundshme të ndotjes në kushtet vendore duhet të merren në konsideratë. Ndryshimi i cilësisë së ujit do të ndikojë negativisht në ekosisteme, shëndetin njerëzor dhe besueshmëri, si dhe kostot e operimit të shërbimeve ujore.

Rritja e temperaturës së ajrit, do të ndikojnë gjithashtu në temperaturën e ujit, shtrirja do të ndikohet nga faktorë të ndryshëm si shpejtësia e rrjedhës, avullimi dhe thellësia e ujit. Uji me temperaturë më të lartë ndikon shkallën e proceseve bakteriologjike dhe reaksionet kimike në ujë. Ajo që është më e rëndësishme, kjo temperaturë favorizon rritjen e algave, që në vetvete ul nivelin e ngopjes me oksigjen, duke ndryshuar kështu shtresëzimin e ujit dhe duke intensifikuar eutrofizimin.

Eutrofizimi mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ujit duke ndryshuar transparencën e tij, nivelet e oksigjenit të tretur dhe pehashin, që së bashku mund të kenë ndikime negative në funksionimin e ekosistemit si dhe në shëndetin njerëzor dhe sigurinë, veprimtaritë argëtuese dhe proceset e trajtimit të ujit. Eutrofizimi ndikohet gjithashtu nga ngjarje më të shpeshta reshjesh ekstreme, që mund të shpëlajnë lëndët ushqyese duke i dërguar në trupat ujorë.

Jo vetëm ushqyesit, por edhe ndotësit e tjerë si kripërat, koliformat fekale, patogjenët, metalet e rënda dhe kimikatet e ndryshme mund të gjenden dhe të shpëlahen në trupat ujorë, përfshirë rrëketë ujore, liqenet dhe ujërat nëntokësore, në sasi më të mëdha nga rrjedhjet e stuhive dhe përmbytjet, që në vijim mund të dëmtojnë ekosistemet përreth dhe shëndetin njerëzor.

Si i tillë, ky është një rrezik i veçantë në Shqipëri, ku uji dhe trajtimi i ujërave të ndotura shpesh mungon. Këta ndotës mund të vijnë nga tokat bujqësore (plehrat kimike, pesticidet) si dhe nga (mbetjet) urbane dhe burimet industriale. Ngarkesat e mëdha të ndotësve në ujërat sipërfaqësore mund të dëmtojnë cilësinë e ujërave nëntokësore në mënyrë të konsiderueshme. Cilësia e ujit mund të jetë e ndjeshme edhe ndaj disa specieve invazive që mund të shfaqen si pasojë e ndryshimeve në ekosistem të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës së ujit dhe disponueshmëria e ujit e ndikuar nga ndryshimet klimatike. Duke marrë në konsideratë efektet jo të drejtpërdrejta, fenomenet e lidhura me ndryshimet klimatike, mund të dëmtojnë infrastrukturën e rëndësishme të ujit dhe ujërave të ndotura dhe kështu të kërcënojnë cilësinë e furnizimit me ujë.

Në veçanti, thatësira mund të çojnë në rrëshqitje të dheut, që mund të çajë tubat e furnizimit me ujë dhe të lejojë ndotësit të futen në sistemet e ujit të pijshëm, apo në sistemet e largimit të ujërave të ndotura, duke shkaktuar derdhjen e ujërave të ndotura në tokë dhe si rrjedhojë të arrijë në ujërat nëntokësore. Për më tepër, “efektet e kombinuara të temperaturave më të larta, përqendrimet më të mëdha të ndotësve, periudhat më të gjata të ruajtjes dhe sedimentimi i mbetjeve të ngurta mund të sjellë rritje të gërryerjes së tubacioneve të largimit të ujërave të ndotura, jetëgjatësi më të shkurtër të aseteve, më shumë ndotje të ujit të pijshëm dhe kosto më të larta mirëmbajtje.

Me rritjen e nivelit të detit, uji i detit depërton në akuiferët bregdetarë, veçanërisht aty ku ujërat nëntokësore pakësohen për shkak të reshjeve më të pakta. Depërtimi i kripësirës në ujërat nëntokësore është një problem aktualisht ekzistues në afërsi të Lezhës, në Laç. Për më tepër, uji i detit ka hyrë edhe në grykaja, ku rrjedhjet e pakësuara të lumenjve nuk mund të parandalojnë rrjedhjen në kahun e kundërt me rrymën drejt burimit. Ky ndryshim i cilësisë së ujit, ndikon gjithashtu në uljen e disponueshmërisë të ujit të ëmbël për përdorim nga njerëzit dhe nga ekosistemet. Efektet e ndryshimeve klimatike të përshkruara më sipër tregojnë qartë se cilësia e ujit kërkon vëmendje të menjëhershme për të shmangur ndikimet e konsiderueshme në shëndetin e njerëzve, bujqësi, ekosistemet e lidhura me ujin dhe mjedisin në përgjithësi./MONITOR

a.ç

Next Post
Veç te moti nuk e keni mendjen kur në TV shfaqet Sol Perez (GALERI)

Veç te moti nuk e keni mendjen kur në TV shfaqet Sol Perez (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

March 9, 2026
Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

March 9, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen emrat e kandidatëve

March 9, 2026
Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

March 9, 2026

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In