Nga Vlashi Janopulli
Fenomenet klimaterike tregojnë me bindje për ndryshimet të theksuara te klimës në tokë, duke shkaktuar ngjarje në shumë raste të jashtëzakonshme. Shkaku kryesor i këtyre ndryshimeve klimaterike është ngrohja globale e shkaktuar nga fenomeni “sera”. Temperaturat shumë të larta në verë, akoma dhe në vendet ku gjatë shekujve nuk janë vrenjtur temperatura te tilla, ose mos dallimi i kufijve midis stinëve të vitit, janë shembuj të qarta te ngrohjes globale, që kërcënon tokën. Muajt qershor dhe korrik të këtij viti në vendin tonë, konsiderohen si muajt më të nxehtë të viteve të fundit, po kështu janë vërejtur ndryshime klimaterike në periudha të shkurtra, fenomene dhe këto te ngrohjes globale.
Realiteti
Nga statistikat rezulton se nga të 12 vitet më të ngrohta ne tokë, 11 kanë ndodhur pas vitit 1995. Anomalitë klimaterike janë të prekshme në gjithë rruzullin tokësor. Temperaturat e larta dhe thatësirat të zgjatura po shkaktojnë vështirësi te mëdha, si në furnizimin e popullatës me ujë ashtu dhe ushqime. Në Somali dhe në disa vende të tjera të Afrikës thatësira e madhe ka shkaktuar mungesën e ujit dhe të ushqimeve dhe njerëzit kërcënohen seriozisht. Në shumë vende të tjera temperaturat e larta dhe thatësirat të zgjatura kanë shkaktuar zjarre biblike. Nga fenomenet ekstreme nuk vuajnë vetëm shtetet e varfra por edhe shtetet të zhvilluara, ku për kthimin në gjendje normale të rajoneve mbas katastrofave duhet të harxhohen fonde monetarë kolosalë, gjë që pasqyrohet në shpenzimet buxhetore dhe si rrjedhim ndikojnë në varfërimin e popullatës. Zjarret dhe përmbytjet janë shkaktuar në SH.B.A. Eshtë e afërt katastrofa qe shkaktoi tornadua në Nju York.
Në Kinë, Australi kane ndodhur tornado jo vetëm në shtetet që ndodhnin përpara por edhe në shtete të tjera. Po kështu, ditët e fundit në Australi janë shkaktuar zjarre shume të mëdha, me dëme kolosale. Të freskëta janë shkatërrimet që u bënë vjet në Poloni.
Tokën e shkatërrojnë veprimet e pa kontrolluara të njeriut. Nga veprimtaria e pa kontrolluar janë shtuar shumë emetimet e gazrave në atmosferë, janë dyfishuar emetimet e metanit dhe oksidit e karbonit në atmosferë dhe në krahasim më vitin 1750 janë rritur për rreth 30%. Vlerësime të besueshme shkencore, parashikojnë një rritje akoma më të madhe, në qoftë se nuk do të merren masat e nevojshme për evitimin e kësaj rritjeje.
Temperatura globale, në bazë të dhenave shkencore është rritur me 0,74 gradë celcius në shekullin e 20 në krahasim me shekullin paraardhës. Në aparencë kjo rritjeje duket e vogël, por le të kujtojmë se diferenca e temperaturës që nga koha e akullnajave deri më sot është vetëm 5 gradë celsius. Po te supozojmë se deri në fund te këtij shekulli, temperatura do të pësoj një rritje midis 1.1 dhe 6 gradëve celsius, atëherë si rezultat i kësaj rritjeje do të shkrijnë akullnajat, gjë që do shkaktoj rritjen e nivelit të detit, që sipas llogaritjeve shkencore do të jetë në masën 18-60 cm. duke shkaktuar përmbytjen e shumë zonave bregdetare.
Duke u bazuar në këto te dhëna shkencore, por edhe faktet te fenomeneve ekstreme klimaterike, që po godasin tokën, rezulton se shqetësimi nga ngrohja globale është i prekshëm dhe i rrezikshëm dhe del domozdoshmëria që të merren masa të shpejta dhe efektive te paktën për te ngadalësuar fenomenin shkatërrues për tokën, të ngrohjes globale.
Gazrat janë lëshuar në atmosferën e tokës gjatë qindra vjetëve, por ti shpërndash ose ti zhdukësh ato nuk është e lehtë. Lëshimi i gazrave në atmosferë vazhdon veçanërisht me zhvillimin e industrisë. Me fjalë të tjera, lëshimi i gazrave vazhdon se si rrjedhim dhe fenomeni i ngrohjes globale nuk ndalet. Marrëveshja e Kiotos nuk dha rezultatin e pritshëm, aq më tepër që shtete të mëdha dhe të industrializuara nuk e firmosen atë.
Është e lehte me teknologjinë ekzistuese të bëhet matja dhe të vlerësohet sasia e gazit në atmosferë por është vështirë në momentin aktual zhdukjen e gazrave nga atmosfera ose dhe ndalimin e lëshimit të tyre. Deri tani shkenca nuk ka arritur të gjej mënyrën e pakësimit te gazrave në atmosferë. Teknologjia e tanishme nuk arin të bëj një veprim te tillë, por njerëzimi ka për detyrë te punoj për te gjetur teknologjinë qe do te bënte “depresionin e madh” siç është quajtur operacioni I zhdukjes se gazrave nga atmosfera.
Do dyfishohet
konsumi i energjisë
Shumë studiues parashikojnë, se konsumi i energjisë do te dyfishohet gjatë gjysmës se parë te shekullit te 21. Rritje të madhe të konsumit të energjisë do të kenë shtetet si Kina dhe India. Nga të dhënat disponuese rezulton se këto dy shtete për shkak te zhvillimit janë duke ndërtuar shumë qendra prodhimi te energjisë duke përdorur qymyrin, ku si rezultat i kësaj do të rritet lëshimi në atmosferë i dioksidit të karbonit . Është e pafalshme përdorimi për prodhimin e energjisë nga lendet qe siç quhen “fosil” ose lende te “pista”. Duke parë gjendjen nga ky aspekt është e domosdoshme të gjenden teknologji dhe lende të reja për prodhimin e energjisë, me qëllim që të ulen emetimet e gazrave te dëmshme në atmosferën e tokës dhe për lëndët “fosile” të punohet që ato të jenë sa me pak të dëmshme në ndotjen e atmosferës. Prodhimi dhe përdorimi i karburanteve biologjikë janë miqësore me atmosferën, por sasitë e prodhuara janë të pamjaftueshme për të përballuar nevojat për prodhimin e energjisë gjithmonë në rritje.
Shkencëtarët vazhdojnë të eksperimentojnë për teknologji të reja, si për lendë miqësore me ambientin për prodhimin e energjisë, ashtu dhe për mundësitë teknologjike për pastrimin ose pakësimin e gazrave në atmosferë. Por pavarësisht përpjekjeve për të gjetur metodat më efektive për të luftuar ngrohjn globale, është e domosdoshme që të merren dhe masa adaptuese kundër ngrohjes globale, si shfrytëzimi me kujdes i burimeve ujore, shtimin e hapësirave me bimësi dhe ruajtja e pyjeve nga shkatërrimi. Këtu nuk përjashtohen dhe veprat për ruajtjen e ambienteve bregdetare. Marrja e masave paraprake janë të domosdoshme, sepse në qoftë se ngritja e nivelit të detit do te bëhet fakt i kryer, njeriu do të jetë i pafuqishëm për ta përballuar. Gjithashtu me fenomenin e ngrohjes globale mund të ndodhin fenomene të jashtëzakonshme, ku territore të tëra të humbasin vetit e tyre natyrale të tanishme dhe të kthehen në shkretëtira ose gjysmë shkretëtira, gjë që midis të tjerave do sjelli dhe ndryshime demografike për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara dhe të pashmangshme të njerëzve, të detyruar nga mungesa e ujit dhe të bazës ushqimore.
Nuk ishin te rastësishme temperaturat shumë të larta në pjesën qendrore te Rusisë, në Moske dhe në afërsitë e saj, para dy vjetësh, temperatura këto te jashtë zakonshme dhe që nuk janë parë ndonjë herë në këto territore. Po kështu në momentin aktual temperatura të larta po godasin pjesën qendrore dhe jug lindore të Shteteve te Bashkuara ku parashikohet që këto temperaturat të arrijnë deri edhe ne 50 grade celsius. Pra ndryshimet klimaterike godasin si shtetet te pasura ashtu dhe ato te varfra, por pasojat me shkatërruese do te jenë për shtetet e varfra që nuk kanë mundësi t’i përballojnë ato.
Dhe Shqipëria
Në vendin tonë ndotja e ambientit nga industria është e vogël. Termocentralet që punonin me qymyr ose me mazut kanë dalë të gjitha pothuajse jashtë pune. Me gjithë këto disa aktivitete të vogla vazhdojnë të përdorin mazutin, gjë që është e disfavorshme për anën ambientale. Ndotje të madhe të ambientin , sidomos në qytete të mëdha siç është Tirana sjellin makinat që punojnë me nafte, që janë shumë të përdorura dhe pa pajisjeje mbrojtëse për djegjen e gazrave.
Në vitet pas rrëzimit të komunizmit pyjet e Shqipërisë, ajo pasuria e madhe e saj, ka pësuar një dem te pallogaritshëm. Në hapësirat të mëdha janë prerë hektarë të tëra me pyje dhe asnjë masë nuk është marrë si kundër keqbërësve ashtu dhe në aspektin për zëvendësimin e tyre. Pyjet janë mushkëritë për pastrimin e ambientit. Gjithashtu nuk ka një plane racional ose studim të mirëfilltë për shtratimet e ujit grindur (ujit që merret nga shtresat nëntokësore), që furnizohen me ujë të pijshëm shumë qytete si Durrësi, Fieri etj. Plane të mirëfilltë nuk ka dhe për mbrojtjen e bregdetit. Ështe e dukshme veprimtaria shkatërruese e deti në bregdetin tonë. Jo vetëm në plazhin e Semanit, por edhe në pjesët e tjera bregdetare nga viti në vit po tërhiqet toka në favor të detit. Shembull i qartë i ngrënies së tokës në favor të detit është në bregdetin e plazhit te Semanit kur brenda disa viteve janë mbuluar nga uji i detit disa hektarë tokë. Për të, këto probleme kërkohet të merren masa urgjente për studimin dhe për veprim. Gjithashtu duhet të shmanget me çdo kusht hedhja e mbeturinave në shtratet e lumenjve.. dhe importimin e plehrave qe kërkon të ligjërojë qeveria, jo vetëm që nuk sjell fitime por rëndon ambientin në një shtet me sipërfaqe të vogël dhe që nuk ka mundësi, mekanizmat dhe eksperiencën e duhur si për përpunimin e mbetjeve po ashtu dhe për pranimin e tyre në formë selektive. Le të arrijmë të përpunojmë mbetjet tona, gjë që do jetë një arritje e konsiderueshme.
Ndryshimet klimaterike dhe fenomenet ekstreme që krijohen janë të prekshme dhe reale, por ato nuk duhet të na gjallin pesimizmin. Shkencëtarët e te gjithë botës po punojnë për të përmirësuar kushtet për përballimin e ngrohjes globale që rrezikon token dhe njerëzimin. Çdo qytetari të thjesht i takon të sillet miqësisht me ambientin, me qëllim që të mbahet pastër atmosfera e tokës, që është e domosdoshme për ekzistencën e njerëzimit.
*Autori është specialist i kërkimeve të gazit. Titulli origjinal i shkrimit është NGROHJA GLOBALE PO KERCENON NJEREZIMIN









