• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Ngritja e Urdhrit të Psikologut, tashmë një proces konkret

by A R
18/01/2017 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elona Hasko

Profesioni i Psikologut ёshtё bёrё profesion i rregulluar dhe i ёshtё shtuar listёs sё profesioneve tё rregulluara qё nё Gusht tё vitit 2014. Ndёrkohё qё ligji pёr Urdhrin e Psikologut  u miratua dhe hyri nё fuqi nё Maj tё vitit 2016, pas njё procesi tё gjatё, por tё frytshёm, diskutimesh mes Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë me grupin e interesit, psikologët, që u ftuan nga ish-Ministri Erion Veliaj, sot Kryetar i Bashkisë Tiranë, për të qënë hartuesit kryesorë dhe për t’i dhënë frymë perëndimore këtij ligji. Grupi i interesit ishte njё rrjet i gjerë psikologësh nga fushat e shёndetsisё, arsimit, shёrbimeve psikologjike, të gjykatave, organizatave tё shoqёrisё civile, me përvojë në mësimdhënie, tё arsimuar nё vendet perёndimore, etj, që u përfaqësua nga Miranda Doksani, Enila Cenko, Elona Hasko, Senada Bajraktari, Irena Hysenaj, Jolka Nathanaili-Penotet dhe Eva Filaj.

Përfshirja edhe e psikologëve të arsimuar në universitete perëndimore, ishte mjaft e rёndёsishme, pasi ligji u mbёshtet nё njё sёrё modelesh tё urdhrave tё psikologёve nё Europё dhe sidomos, nё Europsy-Kornizёn Europiane tё Standarteve tё Psikologёve. Pas shtimit tё profesionit tё psikologut tek profesionet e rregulluara, hartimi dhe miratimi i ligjit i vjen nё ndihmё rregullimit tё mёtejshёm tё kёtij profesioni. Mbёshtetja tek Korniza Europiane e Standarteve pёr Psikologёt ёshtё dhe pika ku duhet vёnё theksi, sepse synimi ynё kryesor nё procesin e hartimit tё ligjit ishte pёrqasja ndaj standarteve europiane, nё mёnyrё qё sa mё shpejt urdhrin tonё ta anёtarёsojmё nё Europsy dhe psikologёt shqiptarё tё kenё mundёsitё pёr njё mobilitet mё tё madh nё punёsim, trajnim apo bashkёpunim me profesionistё psikologё nё vendet e Europёs.

Por, si pritet ta rregullojё mё tej ky ligj profesionin e psikologut në vendin tonë?

Ky ligj, rregullon nё rradhё tё parё kriteret e arsimit qё duhet tё ketё njё person qё mund tё ushtrojё profesionin e psikologut, prandaj dhe ishte thelbësore qё kёto kritere tё mbёshteteshin tek Korniza Europiane e Standarteve tё Psikologёve dhe konkretisht, njё psikolog qё tё anёtarёsohet  nё Urdhrin e Psikologёve duhet tё ketё pёrfunduar Bachelor dhe Master nё Psikologji ose diplomё ekuivalente me to, siç janё diplomat 4-vjeçare tё lёshuara pёrpara sistemit tё Kartёs sё Bolonjёs. Gjithashtu, personat qё kanё dy cikle studimi si Master nё Psikologji dhe Doktoraturё nё Psikologji deri nё hyrjen nё fuqi tё kёtij ligji, por nuk kanё diplomё Bachelor nё Psikologji, duhet tё kenё tё paktёn 5 vjet pёrvojё pandёrprerje nё ushtrimin e profesionit tё psikologut dhe do t’i nёnshtrohen provimit tё shtetit pёr tё certifikuar njohuritё e tyre. Pra, ligji ёshtё rregullues dhe qartёson publikun, por edhe tё rinjtё qё aspirojnё tё bёhen psikologё, se çfarё arsimi duhet tё kenё psikologёt pёr tё ushtruar profesionin. Ata qё pёrfundojnё kёto studime pas hyrjes nё fuqi tё ligjit, do tё duhet tё kryejnё praktikёn profesionale dhe tё japin provimin e shtetit pёrpara se tё regjistrohen nё urdhёr, procese qё do tё miratohen nё vijim nga anёtarёsia e psikologёve.

Gjithashtu, ligji pritet të rregullojë marrёdhёniet mes vet psikologёve dhe tё psikologёve me publikun. Saktёsimi i kritereve tё arsimit bёn dallimin kryesor dhe e informon publikun e interesuar pёr tё marrё shёrbime psikologjike se, çfarё arsimi duhet tё kenё marrё personat qё do t’i ofrojnё kёto shёrbime. Ligji trajton si psikologё ata që kanё ciklet e studimit tё kёrkuara dhe, pavarёsisht se ka persona qё deri mё sot kanё ofruar shёrbime, trajnime apo kёshilla psikologjike pa i pёrmbushur kёto kritere, me ngritjen e urdhrit kёta persona nuk do tё munden dot mё, që ta bёjnё kёtё gjё nё tё ardhmen. Sikurse parashikohet nё Ligjin pёr Profesionet e Rregulluara, me regjistrimin nё urdhёr, psikologёt pёrfitojnё lejen e ushtrimit tё profesionit. Pra, nё çastin qё ata bёhen anёtarё tё Urdhrit tё Psikologёve kanё tё drejtё tё ushtrojnё profesionin nё institucione publike apo private, ndërsa personat, qё nuk janё anёtarё tё Urdhrit tё Psikologёve, nuk kanё tё drejtё tё ushtrojnё profesionin e psikologut.

Ky ligj i bashkon psikologёt tё punojnё pёr rritjen e standarteve dhe profesionalizmit dhe krijon mbrojtje mё tё mirё nё raste tё nevojshme. Nё kёtё ligj ёshtё parashikuar, qё njёsoj si nё profesionet e tjera tё rregulluara, si ai i mjekut, farmacistit, stomatologut, mёsuesit, etj, edhe psikologёt do t’i nёnshtrohen edukimit tё vazhduar pёr tё siguruar standarte mё tё larta profesionale dhe cilёsi mё tё mirё tё shёrbimeve pёr publikun. Modelet perёndimore nё kёtё pikё janё tё shumta dhe do tё ishte e dobishme tё merreshin si shembuj.

Ndërkohë, sapo ёshtё pёrmbyllur procesi i regjistrimit tё psikologёve nё Regjistrin e Anёtarёve tё Urdhrit, bazuar nё nenet qё pёrcaktojnё se cilёt persona regjistrohen nё Urdhёr. Mё pas do tё duhet tё ketё njё proces tё afishimit publik tё emrave tё anёtarёve, qё sikurse ndodh nё çdo proces, do tё duhet tё bёhet nё dobi tё transparencёs dhe shqyrtimit tё ankesave tё atyre qё mund tё kenё aplikuar pёr t’u regjistruar, por nuk kanё plotёsuar kriteret ligjore.

Procesi nё vijim do tё duhet tё jetё shpallja e garёs pёr kandidaturat pёr 17 anёtarё tё Kёshillit Kombёtar dhe lёnia e njё afati kohor pёr fushatё. Tashmё, modelet e zgjedhjeve ekzistojnё dhe ne do tё duhet tё angazhojmё psikologёt e regjistruar deri tani, pёr pjesёmarrje tё lartё nё konstituimin e Asamblesё dhe nё zgjedhje, do tё pёrpiqemi tё garantojmё transparencё dhe seriozitet. Kёto janё dhe synimet kryesore tё procesit tё tanishёm.

Ngritja e Kёshillit tё parё Kombёtar do jetё njё proces qё do ndihmojё punёn me hartimin e statutit, proceseve formale tё regjistrimit nё urdhёr, tarifave vjetore, etj. Është për t’u nënvizuar se, nё Urdhrin e Psikologёve pёr çdo vendim qё do tё propozojё Kёshilli Kombёtar do tё jetё Asambleja, qё ёshtё tёrёsia e anёtarёve tё Urdhrit, qё do tё miratojё vendimet. Pra, vetё psikologёt do tё jenё vendimmarrёs tё Kodit tё Etikёs, Statutit, rregulloreve, mёnyrёs se si do zhvillohet praktika profesionale, etj, pёrveç kriterit tё vjetёrsisё sё udhёheqёsit tё praktikantёve, kriter tё cilin e ka rregulluar Ligji pёr Profesionet e Rregulluara dhe ku nevojitet ushtrimi i profesionit nё mёnyrё tё pavarur pёr 3 vjet.

Pёr kёtё arsye psikologёt e regjistruar tashmё, do tё duhet tё angazhohen pёr pjesёmarrje tё lartё nё zgjedhje, sepse pjesёmarrja ёshtё e domosdoshme nё ngritjen me sukses tё Kёshillit Kombёtar dhe vijimit tё punёs pёr krijimin e Urdhrit tё Psikologёve.

Next Post
Parkut të Liqenit në Tiranë i shtohen 25 hektarë hapësirë publike

Parkut të Liqenit në Tiranë i shtohen 25 hektarë hapësirë publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

December 23, 2025
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…

December 23, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

December 23, 2025
Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

December 23, 2025
FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

December 23, 2025
Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

December 23, 2025
Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

December 23, 2025
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com