Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me ngritjen e shtabit pararojë në Shqipëri.
Përmes një mesazhi në Twitter Kim thekson se ky është një zhvillim me rëndësi për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Shkëlqyeshëm për të nisur vitin e ri me një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Flamuri dhe të Shqipërisë.
Hera e parë që SHBA-të vendosin një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale.”, shkruan Kim./m.j