• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ngriti traun” në Kapshticë për makinën me drogë ku ishte pasagjer, si u arrestua shefi i Kufirit në Korçë

by A R
30/11/2023 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar këtë të enjte shefin e Kufirit të Korçës, Stiljan Pasho, pasi akuzohet për trafik droge.

Urdhri për ndalimin e 53-vjeçarit ka ardhur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, pasi Kryekomisari “ka ngritur traun” në Kapshticë për të kaluar drejt Greqisë një automjet brenda të cilit pala helene ka gjetur 26 kg kanabis.

Pasho ka qenë i ulur në vendin e parë, në momentin kur drejtuesi Lorenco Lika ka kaluar në doganë mjetin ku brenda bombolës së gazit ndodhej droga që është gjetur më pas nga autoritetet greke në një banesë në Follorinë.

Informacioni për kryekomisarin ka qenë i administruar nga sektori i AMP Korçë, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e kanë ndjekur me metoda speciale, prej disa javësh.

“Nga veprimet hetimore të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës Së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezulton e provuar se Kryekomisar S. P., me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin e tij në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kashticë pa ju nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, si dhe duke urdhëruar vartësit e tij për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e këtij shtetasi. Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e policisë Greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi–Shqipëri, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek“, njofton AMP.

Pasho ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin. Më pas ai ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht. Ky nuk ishte rasti i vetëm kur Kryekomisari kishte lëvizur edhe vetë në të njëjtin mjet me shtetasin e arrestuar, fakt ky i provuar edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë.

Nga deklarimet e punonjësve të pikës kufitare të Kapshticës, ata kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga Kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin. Informacionet janë përcjellë tek homologët grekë të cilët bënë kapjen e drogës dhe arrestimin e dy të rinjve në Follorinë.

Po ashtu dyshohet se në vetëm një muaj 53-vjeçari ka shfrytëzuar të paktën në 4 raste postin për t’i hapur rrugë trafikantëve të drogës për transportin e lëndës narkotike drejt Greqisë.

Arrestimin e Pashos e njoftoi edhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke vlerësuar punën e AMP në procesin vetë-pastrues të radhëve të uniformave blu.

/a.r

Next Post
Thirrja për mosbindje civile, Këlliçi paralajmëron vendime “të forta” politike të shtunën

Thirrja për mosbindje civile, Këlliçi paralajmëron vendime "të forta" politike të shtunën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna e militantëve të Berishës në Tiranë, reagon sërish Koçiu: Shqipëria nuk është më ajo e ’97

Dhuna e militantëve të Berishës në Tiranë, reagon sërish Koçiu: Shqipëria nuk është më ajo e ’97

February 20, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

February 20, 2026
“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

February 20, 2026
Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

February 20, 2026
Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

February 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In