Një shqiptar është dënuar me 16 muaj burg, pasi disa muaj më parë është kapur me drogë.
Bëhet fjalë për 27 vjeçarin shqiptar, Mariglen Alla, i cili u arrestua me akuzën e menaxhimit të një ferme, në qendër të qytetit, ku kultivoheshin bimë kanabisi sativa, që në total kapnin vlerën 700 mijë paund.
Në banesën ku jetonte në “Henry Street” 27 vjeçarit iu gjetën rreth 730 bimë narkotike. Gjatë aksionit të policisë për zbulimin e bimëve narkotike, u vu re se shtëpia ishte lidhur me rrjetin elektrik të rrugës duke përdorur kabllot nëntokësor.
Prokurori Harry Hadfield, në një prononcim për media tha se do të merren në konsideratë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Alla është thjesht një viktimë e narkotrafikut. /b.d










