• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngrihet qendra e pestë sociale në Tiranë dhe krijohet Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”

by Java News
27/09/2018 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas hapjes së katër qendrave të para sociale, në  Kombinat, në Laprakë, në Bulevardin “Zogu i Parë” dhe në Njësinë 4,  kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak  që në mbledhjen e sotme të miratojë edhe ngritjen e qendrës  sociale “Strehëza Tiranë”. Kjo qendër do të vendoset brenda ambienteve  të ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë dhe është ideuar për t’i  ardhur në ndihmë personave të  pastrehë të ndodhur në situatë rruge.

E  veçanta e kësaj strehe është se ajo nuk mjaftohet  me strehimin, por synon edhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për  këta individë duke u krijuar atyre akses në shërbime sociale dhe duke ju  ofruar mundësinë për aftësim profesional. Ashtu si edhe qendrat e  tjera, edhe “Strehëza Tiranë” do të funksionojë me  një staf të përhershëm, i cili do të ndihmohet edhe nga një grup  vullnetarësh.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak do të diskutojë sot edhe  një tjetër propozim të kryebashkiakut Veliaj që ka të bëj me ngritjen e  Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, e cila është ideuar për t’i ardhur  në ndihmë komunitetit të Njësive Administrative  Nr. 4 dhe Nr. 8. Kjo qendër do të shërbejë për informimin dhe zgjidhjen  e problemeve që shqetësojnë këtë komunitet por do të shërbejë po ashtu  edhe si një qendër për zhvillimin e aktiviteteve për komunitetin. Qendra  Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” është e vendosur  në një nga ndërtesat e kompleksit më të ri të shërbimeve në rrugën  “Selaudin Bekteshi”, i cili është zbatuar në kuadër të Projektit  “Ndërtimi i Infrastrukturës Sociale, Edukimore dhe Transportit, për  komunitetet lokale”, financuar me fondet e EU IPA 2012.

Risia e kësaj Qendre, në dallim me administrimin e katër  qendrave të tjera sociale në varësi të Bashkisë Tiranë, është se Qendra  ka një Bord Drejtuesish përbërë nga titullarë të strukturave të  ndryshme sociale, por dhe me përfaqësi nga komuniteti,  si dhe një Komitet të Përfaqësuesve të Komuniteteve. Këto struktura do  të jenë funksionale në mbështetje të aktiviteteve të përditshme të  Qendrës dhe punës së advokimit gjë e cila e bën këtë Qendër një  strukturë operacionale me bazë komunitare.

Përfitues të këtyre shërbime do të jenë familje dhe  individë që jetojnë në situata të vështira, veçanërisht nga komunitetet  rome dhe egjiptiane, në Njësitë Administrative Nr.  4 dhe Nr. 8 me theks  të veçantë tek fëmijët dhe të rinjtë. Përkatësisht  mendohet të përfitojnë direkt: 170 familje, 200 fëmijë dhe 80 të rinj.

a.ç

Next Post
PD: Rritja e takës së banesës pasuron arkën e OSSHE

Deputetja e PD: Vajza u përdhunua dhe u torturua nga djali i pushtetarit, të ngrihemi në revoltë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

March 2, 2026
Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

March 2, 2026
Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In