Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurve: A.Rr., V.H., V.H., S.H., H.H., E.Rr., V.J., B.B., I.H., A.I., V.H., M.P., A.H., F.H. dhe L.G., për veprën penale: “Kontrabandimi me migrantë”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje si anëtarë të grupit kriminal, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare nga hyrja e paligjshme e shtetaseve të Kosovës në shtetet tjera, ku nuk janë banorë të përhershëm, duke i rekrutuar dhe transportuar personat e interesuar për migrim dhe duke iu mundësuar që të kalojnë kufijtë shtetërorë dhe të hyjnë në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian pa i përfillur kushtet e domosdoshme ligjore për hyrje në ato shtete.
Ndaj të pandehurit, me veprimet e tyre, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Kontrabandimi me migrante”, nga neni 170 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.