• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ngricat/ MB: Ja gjendja në qarqe dhe kalueshmëria e rrugëve

by Lorenc Vangjeli
20/01/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot i kthjellët me vranësira të pakta. Shtresa e dëborës ka vazhduar të jetë prezente në zonat malore nga 30-40 cm. Aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të hapura dhe të kalueshme për automjetet, por në disa rrugë rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për arsye sigurie.

QARKU SHKODËR
Qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor rural Bardhet – Iballë është bërë me zinxhirë. Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe kanë bërë trajtimin e tyre me kripë. I gjithë qarku është furnizuar me energji elektrike.

QARKU KUKËS
Në qarkun e Kukësit akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura, por në disa prej tyre qarkullimi i automjeteve është bërë me zinxhirë, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Qarkullimi i automjeteve në “Rrugën e Kombit” është bërë normalisht dhe pa zinxhirë.
Në aksin rrugor rural Ura e Zapodit – Shishtavec qarkullimi është bërë me zinxhirë.
Gjatë gjithë natës firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe trajtimin etyre me kripë. I gjithë qarku është furnizuar me energji elektrike. Grupet e punës së OSHEE-së kanë riparuar defektet që janë shkaktuar pjesërisht për shkak të kushteve të motit në rrjetin e furnizimit me energji elektrike në disa zona të qarkut.

QARKU DIBËR
Të gjitha akset rrugore në këtë qark janë të kalueshme, por drejtuesit e automjeteve në disa akse rurale, rekomandohen të përdorin zinxhirë për arsye sigurie prej ngricave të krijuara nga temperaturat e ulta.
Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe trajtimin e tyre me kripë.

QARKU KORÇË
Në këtë qark akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura, por në disa prej tyre qarkullimi i automjeteve është bërë me zinxhirë.
Qarkullimi i automjeteve në akset rrugore Korçë – Ersekë, Korçë – Voskopojë dhe Boboshticë – Dardhë, është bërë me zinxhirë për shkak të dëborës dhe ngricës. Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe trajtimin e tyre me kripë.

Next Post

Platini vazhdon të paguhet nga UEFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

February 16, 2026
Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

February 16, 2026
Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In