• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjyra e mishit të shëndetshëm

by A R
29/03/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qoftë mish i grirë, biftek apo tjetër lloj mishi, ajo që të gjithë duam është që mishi që gatuajmë të jetë i freskët. Por, çfarë ndodh nëse mishi ka qëndruar në frigorifer për disa ditë, ose është ngrirë dhe nuk duket më i kuq si më parë? A është ende i sigurt për t’u ngrënë ky lloj mishi, apo duhet ta hedhim atë?
Cilët janë shkaqet pse mishi ndryshon ngjyrën? Nga mishi i kuq tek mishi i shpendëve, ne po sjellim arsyet pse mishi mund të ndryshojë ngjyrë dhe çfarë do të thotë diçka e tillë.

Mishi i kuq
Mënyra se si duket, pa dyshim luan një rol të madh në atë nëse ne e mendojmë një produkt të freskët ose jo dhe në rastin e mishit të kuq, freskia ndoshta barazohet me një ngjyrë të kuqe të ndritshme. Kjo ngjyrë është rezultat i një proteine në mish, të quajtur mioglobin, e cila shndërrohet në oksimioglobin dhe prodhon një ngjyrë të kuqe të gjallë kur bie në kontakt me oksigjenin.
Jo të gjithë llojet e mishit të kuq kanë të njëjtën ngjyrë, edhe pse ngjyra është e ndikuar nga faktorë, si: dieta, seksi, ushtrimi, speciet dhe sidomos nga mosha, e cila mund të bëjë që mishi i prodhuar të ketë ngjyrë më të errët.
Ekspozimi i zgjatur në ajër dhe në dritë e errëson gjithashtu mishin, i cili nga i kuq i ndritshme fillon të kthehet në gri, por është ende i kuq ose rozë nga brenda, ashtu si ndoshta e keni parë të ndodhë me mishin e hamburgerit. Ndryshimet në ngjyrë mund të ndodhin në qoftë se mishi është i ngrirë. Në këtë rast mishi mund të humbasë ngjyrën e tij ose të errësohet.

Mishi i shpendëve
Mishi i shpendëve i papërpunuar, ndonjëherë mund të ketë një hije kaltëroshe në brendësi apo në lëkurën e ndritshme të verdhë, gjë e cila mund të duket e çuditshme. Ashtu si me mishin e kuq, variacionet në ngjyrë lidhen me ndryshimet e shpendëve në dietë, në racë, në ushtrime dhe në moshë. Mishi i shpendëve gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrë kur ngrin.

A janë të sigurt kur konsumohen?
Lajmi i mirë është se, edhe në qoftë se mishi ndryshon ngjyrë, gjë e cila nuk mund të perceptohet si e shijshme vizualisht, mishi i kuq apo mishi i shpezëve është ende shumë i mirë për t’u ngrënë, nëse është ruajtur siç duhet në frigorifer dhe nëse konsumohet brenda një periudhe të sigurt kohore (deri në dy ditë për mishin e grirë dhe pesë ditë për llojet e tjera).
Ajo për të cilën duhet të tregoni kujdes, më shumë se sa ngjyra e mishit është aroma e tij. Nëse mishi ka erë të keqe, ose është ngjitës kur e prek, atëherë jinni të vëmendshëm! Lerini shqisat tuaja të jenë udhëzuesit në këto raste!

Për më tepër: http://www.shije.al/article/2681/nese-mishi-e-ndryshon-ngjyren-a-eshte-me-i-perdorshem/#ixzz44JPAthZj

Next Post

Çmimi i naftës, mbyllja e minierave dhe falimentimi i Kurum ulin eksportet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In