• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Të frikësuar nga SPAK, liderët e korruptuar të Shqipërisë kanë shkuar deri në Moskë kundër politikës amerikane

by Java News
16/09/2019 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela thotë se liderët e korruptuar të Shqipërisë janë të shqetësuar për planin gjerman për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe me caktimin e Matthew Palmer-it si përfaqësues i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një analize të botuar pak më parë në profilin e tij, Ngjela thotë se të gjithë liderët shqiptarë i shqetëson fakti për negociatat, sepse me hapjen e tyre vijnë dhe kushtet që duhet të zbatohen me patjetër.

“Realisht, kjo është politikë. Pse? Sepse, secili kryeministër që nuk i plotëson kushtet, duhet të rrëzohet. Dhe kuptohet qartë pse: unë po t’i çel negociatat, por ti duhet të plotësosh këto kushte. Nese nuk i plotëson, të mbyllen negociatat. Domethënë shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin”, shkruan dnër të tjera avokat Ngjela.

Më tej, ai thekson se korrupsioni i lartë shtetëror, i kërcënuar nga SPAK, ku nuk është përplasur, deri edhe në Moskë ka shkuar, dhe kundër politikës amerikane.

“Kurse, korrupsioni i lartë shtetëror, i kërcënuar nga SPAK, ku nuk është përplasur, deri edhe në Moskë ka shkuar, dhe kundër politikës amerikane. Por, duke qenë në hallin e procesit penal kundër tyre, mendojnë me terr mendor të gjejnë shpëtim te kundërshtarët shekullorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sigurisht, ky është një turp historik. Por këta nuk janë të parët që e bëjnë, në fakt, koha e solli që këta të jenë të fundit”, shkruan Spartak Ngjela.

POSTIMI I PLOTË I SPARTAK NGJELËS:

Të gjithë liderët e korruptuar të Shqipërisë janë të shqetësuar për planin gjerman në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe me caktimin e Matthew Palmer-it si përfaqësues i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Sidomos, të gjithë bashkë i shqetëson fakti që negociatat me Bashkimin Europian do hapen me vendosjen e një sërë kushtesh. Nuk janë kushtet dhe pastaj çelja e negociatave, por është çelja e pas saj vijnë kushtet.

Realisht, kjo është politikë. Pse? Sepse, secili kryeministër që nuk i plotëson kushtet, duhet të rrëzohet. Dhe kuptohet qartë pse: unë po t’i çel negociatat, por ti duhet të plotësosh këto kushte. Nese nuk i plotëson, të mbyllen negociatat. Domethënë shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin.

Kjo në fakt është risi që nuk pritej nga korrupsioni në Tiranë. Por janë naivë, sepse mendja iu qëndron prore me frikë te SPAK-u. Kurse pyetja që ngrihet këtu është kjo: A do të ketë realisht një presion politik kundrejt lidershipit aktual shqiptar për shpejtimin e SPAK-ut?

Sigurisht që po. Tani historia e Shqipërisë ka hyrë në rrugën reale të rivlerësimit të saj.

l.

Vetëm injorantët nuk e kuptojnë dot, kur situata është kundër tyre, dhe prandaj vijojnë me shpresa fëminore të luftojnë kundër ligjit. Kështu po ndodh sot edhe me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë.

Shqipëria në këtë çast historik përbën një impenjim parësor të politikës amerikanë dhe gjermane. Edhe Kosova, edhe Maqedonia gjithashtu. Dhe kjo është në fakt një arsye që vjen nga përplasja e interesave të Perëndimit të lartë në funksion të interesit për Ballkanin Perëndimor. Kurse, korrupsioni i lartë shtetëror, i kërcënuar nga SPAK, ku nuk është përplasur, deri edhe në Moskë ka shkuar, dhe kundër politikës amerikane. Por, duke qenë në hallin e procesit penal kundër tyre, mendojnë me terr mendor të gjejnë shpëtim te kundërshtarët shekullorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sigurisht, ky është një turp historik. Por këta nuk janë të parët që e bëjnë, në fakt, koha e solli që këta të jenë të fundit.

Por edhe politika amerikane ua ka zbuluar të gjitha, ndonjërit nga kryesorët, ia ka vënë faktin edhe përpara, në tryezën e bisedimeve. Domethënë, janë pa shpresë dhe nuk duan ta kuptojnë.

ll.

Po me rivlerësimin e historisë së Shqipërisë, çfarë po ndodh realisht?

Asgjë nuk mund t’iu bëjnë dot më shqiptarëve pushtuesit sllavë dhe grekë këtej e tutje, në kohën që vjen. Gjithçka në Ballkanin Perëndimor do të flasë shqip.

Politika amerikane po zbulon të vërtetën. Jo më larg se dje, CIA ekspozoi materialin e saj në lidhje me politikën antishqiptare të serbëve. “As ka pasur e as nuk ka turq në Shqipëri, dhe as në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. E gjitha kjo tendencë që ka bërë turq shqiptarët, ka qenë politikë serbe antishqiptare… Nuk ka turq në Prizren e Prishtinë, ata janë shqiptarë që dinë një turqishte të çalë e me fjalë shqipe”, – shprehet hapur CIA në materialin e vet.

Ky ishte një fakt i vjetër që dihej, dhe ishte i fshehur me dhunë ekstreme. Tani gjithçka po ekspozohet nga CIA, me burim dokumentar të saktë, deri më tash të bllokuar nga historia genocidiale e Serbisë kundër shqiptarëve.

Por, mos mendoni se kjo është shfaqje e fundit. Ky është i pari ekspozim dokumentar i të vërtetave historike.

Do të ketë akoma?

Sigurisht që do të ketë. Por pyetja më me afekt që ngrihet këtu është kjo: po historia e mbyllur në lidhje me shqiptarët e persekutuar nga grekët në shtetin grek, a do të hapet? A do të ekspozohet historia e fshehur brutalisht që, edhe për këtë rast, të shihet qartë ndërkombëtarisht e vërteta e Çamërisë, e Kosturit, e Follorinës dhe e të gjithë Shqipërisë që u grabit në vitin 1913 nga Greqia me gënjeshtrat se shqiptarët janë turq? Po genocidi grek antishqiptar në Çamëri, dhe dhunimi i gjuhës shqipe në Epir?

Sigurisht që do të dalë edhe kjo histori e fshehur, se është identike me atë të Serbisë genocidiale. Kjo histori e fshehur e Shqipërisë, pritet në fakt të jetë thelbi politik i historisë së afërt që po vjen në Ballkanin Perëndimor.

I gjithë Ballkani Perëndimor ka qenë shqiptar, dhe shqiptarët sot janë aleatët më të vendosur të Shteteve të Bashkuara.

Të gjitha do të dalin, se ajo që është fshehur është e vërtetë historike.

Pse, ju mendoni që, materiali i sapobotuar botërisht i CIA-s do të jetë një rast i izoluar?

Jo. Aspak. Prisni dhe shikoni!

Po korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë? Për të gjithë këtë që po vjen, ata janë pa fare shpresë. /l.m

Next Post
“Argjinatura e re e Bunës do të shpëtojë zonat rreth Shkodrës nga përmbytja”

“Argjinatura e re e Bunës do të shpëtojë zonat rreth Shkodrës nga përmbytja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Nuk ka asnjë provë që ka pasur rol në kryerjen e krimeve

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Nuk ka asnjë provë që ka pasur rol në kryerjen e krimeve

February 18, 2026
Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

February 18, 2026
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
Meloni e vendosur, rinis dërgimin e azilkërkuesve në Shëngjin në janar, Tajani: Projekti ynë u mbështet nga vendet e BE-së!

LIVE! Ministeriali për Korridorin VIII, Tajani: Ju jeni europianë! Do bëjmë maksimumin që Shqipëria të futet në BE

February 18, 2026
Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

February 18, 2026
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

February 18, 2026
EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

February 18, 2026
“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

February 18, 2026
Sejdiu: Pse Deklaratën e Pavarësisë duhej ta lexonte Krasniqi dhe jo Thaçi

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In