vokat Spartak Ngjela foli ditën e sotme në emisionin Breaking me gazetaren Fiori Dardha në Top News për sulmin terrorist në veri të Kosovës si dhe skenaret e mundshëm të Aleksandr Vucic në një luftë të mundshme.
“Gjithë sulmet e Serbisë në 150 vjet në botën shqiptare kanë qenë sulme terroriste. Serbia është shtet terrorist që në lindje, nuk janë etni. Shikoni si e kanë konglomeratin.
Tani që ka dalë Kosova, dy frikëra kanë me Kosovën, e Greqisë me Camërinë dhe frika e qeverisë së Serbisë me Vojvodinën.
Shenjat janë që frika e tyre është këtu, por se do fillojë si çështje apo jo këtë nuk e dinë,” tha Ngjela.
Avokati gjithashtu komentoi fjalët e Aleksandr Vucic, i cili ditë më parë u shpreh se “mund të na vrisni të gjithë, por ne nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës”.
“Një nga terroristët që u plagosën është non-grata në SHBA për terrorizëm. Kjo tregon që janë të shqetësuar. Ka një gjë që frika është gravitacion psikik.
Tërroristët u vendosën në një manastir se nuk dalin dot nga psikologjia e vjetër se na quajnë ne turq. Duan të të eliminojnë kombësinë tënde nga feja. Meqë je mysliman je turk.
Por kjo është monedhë e zhvleftësuar. Dhe kështu donin që të bëhej një represalje në atë manastir që të dukej si luftë fetare. Donin të thonin që ishte xhamia kundër kishës, por dështuan”, tha Ngjela./m.j