• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Rama kontrollon vetëm policinë, ndaj sulmohet Tahiri! Meta do të marrë MB

by Java News
20/09/2016 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela është shprehur ditën e sotme në emsionin ‘’45 minuta ‘’të Denis Mingës në Report Tv se kryeministri Rama kontrollon vetëm policinë e shtetit pasi të gjitha institucionet e tjera i ka nën kontroll ish-lideri i PD-së Sali Berisha.

Ai theksoi se për këtë arsye sulmohet ministri i brendshëm Tahiri.

Ndërsa për procesin e Reformën në Drejtësi avokati ka nënvizuar se nga vetting-u cënohet edhe kreu i shtetit, Bujar Nishani.

Gjithashtu Ngjela ka folur edhe për debatin e fundit brenda PD-së, ku sipas tij deputetja Majlinda Bregu ka folur në kohën e duhur duke i treguar Berishës se ajo është më e aftë se lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Avokat Ngjela , ju flisni për rigjallërimin të botës shqiptare në Ballkan që ka konciduar me reformën reformë amerikano-shqiptare në Tiranë. Kjo lëvizje e madhe ka nisur sipas jush në 1981 me levizjen në Prishtinë, vazhdon me luftën e Kosovën në 1999 dhe do përfudojë më të drejtat e Çamërisë? Çfarë nënkuptoni me këtë?
Reforma nuk është koncept mesjetar është koncept interesi. Politika anglo-sanksone është politikë interesi. Erdhi një moment i caktuar ku interesi shqiptar përputhet me atë amerikan. Në funksion të kësaj, po të shkojmë pas në histori. I vetmi shtet perëndimor që përkrahu dhe nuk goditi revoltat për republikë të kosovarëve që në vitin 1981, janë amerikanët. Po ta shikosh në këtë rrjedhë padrejtësitë shqiptare duhet të vendosen. Ismail Kadare e ka thënë i pari dhe saktë. Gjuha shqipe ka qenë e mallkuar dhe historia jonë është goditur. Koha moderne nuk flet për kufinj por për të drejta. Të drejtat kosovarët i morën. Shqipëria ka humbur territore të mëdha. Kjo histori e fshehur dhe e përbuzuar, e mashtruar nga interesa të caktuar të fqinjëve tanë po mbaron. Aspekti i fundit i mbrojtjes amerikane është reforma në drejtësi. Pa një reformë nuk mund të mbrohen të drejtat.Shqiptarët kanë 25 vitë që nuk kanë të drejtat në Shqipëri.

Çfarë kuptoni me të drejtat e Çamërisë?
Një herë për një herë janë pronat dhe të njihet tregjedia e tyre, pra të njihet genocide grek ndaj tyre . Unë mendoj se do të hyjë në sistemin e mbrojtes amerikane. Të drejtat nisin më shumë gjëra. Ka shumë çamë në Greqi, por nuk lejohet të flasin shqip.Ne po nuk flasim për kufinj por për të drejta.

Ne bëmë aleancë me SHBA që në 1991 por pse erdhëm në këtë situatë 25 vite më vonë? 
Aleanca më Amerikën është vendosur në vitin 91 ndërsa reforma erdhi në 2016-ën. Ka një moment të caktuar por ndonjëhëre politika nuk është strategjike. Koha është shumë e rëndësishme po nuk erdhi koha asgjë nuk ndodh. Politika amerikane ka qenë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë në favor të vendit. Problemi është se ne nuk kemi aftësi analitike të tilla. Këtu po flasim për neo-shqiptarët që do të thotë shqiptarët e rinj, në moshë, në ide,në profesion. Për herë të parë dëgjuam për shqiptarët e rinj nga ndërkombëtarët, që unë e mbështeta.

Sot është 20 shtatori, sot hyn në fuqi ligji i vetting-ut? Si ju duket heshtja e presidentit? Ishte rruga e duhur?
Presidenti cënohet nga ligji. Është në fluksin e qeverive të vjetra që do të kontrollohen. Por nuk është vetëm e vetes sepse ai ndodhta është i kontrolluar. Atë e ka bërë Saliu president. Pushtetin gjyqësor, prokurorinë, kryetarin e parlamentit të gjitha i ka Saliu, vetëm policinë e ka Rama. Çdo njeri në kohë të ndryshme del nga vetvetja. Të gjithë tani kanë frikën e ndëshkimit. Forcën policore e ka Rama që deshën tja marrin por nuk ja morën dot. Prandaj e sulmojnë ministrin Tahiri.

Ministri Tahiri është më i sulmuar, çfarë komenti keni ju për kanabisin?
Duhet të jemi realistë është mbjellje e fshatarëve, njerëzve më të varfër të vendit. Trafikimi vjen më vonë. Shteti edhe mund të ketë toleruar. Në këtë masivitet nuk mund luftohet kanabisi. Opozitën nuk i vret mendja se është bërë masive, por se i lë policia. Nuk mund të kontrolljë policia çdo hapsirë. Ne nuk dimë ta bëjmë luftën kundër lëndëve narkotike. Këta nuk kapin dot trafikun dhe ju sulen fshatarëve. Ky është fenomen nuk është spontanitet. Këta kanë një farë stepje ndaj kësaj çështje. A është një lloj paaftësie për të vepruar apo është një lloj interesi për t’i lenë për të vepruar sepse nuk ka para? Nuk mund të flas më tepër sepse nuk kam fakte për këtë gjë. Nuk goditet fenomeni përmes Tahirit. Ministrin e duan për arsyet që thashë unë. Ky është një fenomen i trashëguar.

Pse sipas jush pasi u goditën fenomene si mos pagimi i dritave, ndërtimet pa leje ato nuk po përsëriten. E njeta gjë nuk ndodhi me kanabisin. Edhe pas goditjes së Lazaratit, vazhdohet të kultivohet sërish kanabis?
Nuk ka struktura. Ata që e kanë mbjellë e dinë, që kush u kap u kap. Ata mbjellin në toka pa pronar. Ky është një fenomen. Ata janë fshatarë që e mbjellin në këto toka pa pronar për ta trafikuar më pas.

Ju nuk do ishit dakort me liberalizimin e tij?
Jo nuk është çështje për momentin, shteti duhet ta zhdukë fillimisht fenomenin kriminal.

Ligji i mbetjeve, a është vendim i gabuar ky i qeverisë pasi ishte ligji i parë që rrëzoi kur erdhi në pushtet?
Mbetjet janë një tmerr në SHqipëri, por që të bëhen fabrikat duhen investime gjigande dhe në qoftë se një kompani vjen këtu shikon se nuk aq plehra sa për fitim. Pastaj ndodh importi. Unë e di që sot duhet të ishte e liberalizuar dhe e kontrolluar. Këta nuk po lëpijnë atë që kanë pështyrë por më parë ata nuk kanë qenë opozitë profesionale kur e kanë kundërshtuar tre vjet më parë.

Zoti Topi është shprehur se kjo e djathta është e pashpresë. Ju si e shikoni këtë të djathtë?
Të djathtën e dobësoi mosegzistenca e saj. E djathta duhet të ishte tregu, tani është antitregu. PD nuk flet për tregun, nuk flet për kapitalizmin. Për çfarë shërben kjo e djathtë kur nuk flasin për tregun? Ata janë out. Ata kanë injorantë, flasin siç flet Saliu. Unë nuk shoh prespektivë tek ata.

Ju kam pyetur për Ben Blushin kur nisi të kundërshtontë Ramën në PS. Më keni thënë se Blushi gjeti kohën e gabuar për t’u shprehur. Po për Bregun? A po flet ajo në kohën e duhur?
Bregu po flet në kohën e duhur. Ajo e di se do të ketë fluturime në atë parti.

Mund të jetë ajo lidere e PD-së?
Revervohem në këtë pjesë. Ajo mundohet t’i thotë Berishës se jam më i aftë së Basha. Ne nuk dimë se ku mbaron Berisha dhe fillon Basha. PD-ja nuk ka ide, janë në luftë mes tyre. Shqipëria po bën reforma, ata nuk bëhen pjesë e tyre. Dibranët ju dëshmuan se nuk i mbështesin. Dibra e kuptoi që ata janë anti-amerikanë. Këtu ka një aleancë shqiptaro-amerikane. Çdo politikë duhet t’i qëndrojë deri në fund sepse shkel interesin kombëtar.

Rama i tha po Reformës në Drejtësi? Por ndonjë gjë tjetër në këto 3 vite nga Rama nuk kemi parë, ekonomia gjithashtu është në nivele aspak të kënaqshme? 
Ekonomia shqiptare është në embargo. Pa bërë reformën në drejtësi nuk ka nga të marrë para. Rama pranoi Reformën në Drejtësi dhe tani ai ka pushtet. Kundërshtarët e tij i rrëzon reforma. Me reformën Rama siguroi mbijetesën e parties së tij. Opozita duhet të luftojë me ide, nuk mund të luftojë me policinë.

Ku do të jeni vitin tjetër? Flisni me Ramën?
Është ende herët. Flas me kryeminisrin Rama vetëm kur ka kriza.

Amerikanët kanë qenë aleatë të grekëve, ndërsa ju po flisni për një njohje të gjenocidit të Çamërisë?
Amerika ka dalë në funksion të të drejtave. Nuk flitet politika për një vit por në perspektivë.

Po e ndiqni fushatën presidenciale në SHBA? Kë mbeshtesni ju Trumpnin apo Clintonin?
Unë jam me Clinton edhe pse është jashtë natyrës sime si i djathtë. Në këtë rast respektoj interesin kombëtar, jo interesin personal. Çifti Clinton ka bërë luftën e Kosovës. Unë e respektoj interesin e shqiptarëve.

Next Post
VIDEO/ Tiranë, stresi i instruktorit nga jugu… “ooo çun, loz me freksion, tërhiq kembën”

VIDEO/ Tiranë, stresi i instruktorit nga jugu... "ooo çun, loz me freksion, tërhiq kembën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik gjatë fluturimit nga Madridi drejt Tel Avivit, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit të basketbollistëve

Panik gjatë fluturimit nga Madridi drejt Tel Avivit, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit të basketbollistëve

January 10, 2026
Vjosa rrezikon sërish të dalë nga shtrati, rritet ndjeshëm niveli i lumit duke shkuar në 6 metra

Vjosa rrezikon sërish të dalë nga shtrati, rritet ndjeshëm niveli i lumit duke shkuar në 6 metra

January 10, 2026
Përmbytjet nga moti i keq në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë

Përmbytjet nga moti i keq në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë

January 10, 2026
Përshkallëzimi i protestave në Iran/ Khamenei: Nuk zbrapsemi nga vandalët! Trump: Jemi në ndihmë të popullit

Përshkallëzimi i protestave në Iran/ Khamenei: Nuk zbrapsemi nga vandalët! Trump: Jemi në ndihmë të popullit

January 10, 2026
Situatë e qëndrueshme në Shkodër, Rama: Nuk ka banesa të përmbytura apo problematika të evidentuara

Situatë e qëndrueshme në Shkodër, Rama: Nuk ka banesa të përmbytura apo problematika të evidentuara

January 10, 2026
Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

January 10, 2026
Rasti “Veliaj”/ European Business Magazine: Pse Brukseli duhet të insistojë në llogaridhënie! Procesi i rregullt ligjor, hap kyç

Rasti “Veliaj”/ European Business Magazine: Pse Brukseli duhet të insistojë në llogaridhënie! Procesi i rregullt ligjor, hap kyç

January 10, 2026
Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin

Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin

January 10, 2026
“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

January 10, 2026
Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In