Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Breaking, tha se shumë punonjës të policisë së shtetit, në funksion apo jo, do të arrestohen.
Nisur nga deklarata e kreut të kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili tha në raportin vjetor në KLP, se shumë punonjës të policisë së shtetit janë të përfshirë me krimin e organizuar, Ngjela e quajti këtë deklaratë të vërtetë.
“Kjo deklaratë paralajmëron arreste. Dumani i ka në dorë arrestet. Nuk pyet arresti i shkarkuar apo në funksion. Ajo që ka thënë Dumani ka qenë e vërtetë. Krimi i organizuar po nuk pati policinë në gjirin e vet nuk triumfon dot”, theksoi Ngjela.
“Krimi ka pasur në dorë që nga kryeministrat e deri te këta, kanë qenë në dorë të krimit. Ishin në bashkëpunim financiar. Këta e kishin kthyer Shqipërinë në kompaninë e tyre. Klientela e tyre në treg dhe policia e prokuroria. Ishin bashkë në funksion të pasurimit të tyre. Janë me miliona dollarë.Të shikojmë a do ta mbyllë SPAK-u këtë çështje deri në fund”, tha avokati./tch











