Ngjela për listën e PD-së: Basha është i humbur, del e pyet njerëz “sa e ke rrogën”

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se Lulzim Basha është i humbur. Këtë e lidh me faktin se ka humbur zgjedhjet e vitit 2017 dhe ka në listë të njëjtët emra. Ndër të tjera, Ngjela në një lidhje me skype për emisionin “Open” e kritikoi Bashën se del në rrugë e pyet njerëz sa e ke rrogën dhe e cilëson si person që nuk ka moral, as intelekt për të qeverisur.

Ngjela: Basha është i humbur, ka listat e 2017. Duhet të kishin ndërruar stafin. Kanë probleme të mëdha në opinionin publik. E ka marrë veten nga humbja? S’dimë gjë. Ky pyet njerëz sa e ke rrogën. Këta nuk kanë as moral për të qeverisur, as intelekt. Korrupsionin nuk e kanë denoncuar. Shikoni Kushtetutën shqiptare, nuk e ka asnjë vend në botë. Nuk ka në botë Kushtetutë anti korrupsion, si s’ju shkon mendja që nuk duhet të zbatohet kjo Kushtetutë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com