Avokat Spartak Ngjela ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore për Partinë Demokratike dhe efektin që pritet të ketë në selinë blu humbja e thellë e këtyre zgjedhjeve. Sipas tij nëse Lulzim Basha do jetë kryetar i PD në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, do humbasë më thellë.
Duke folur për gazetën Sot, Ngjela listoi disa arsye se përse shqiptarët nuk e votuan Bashën, ndërsa nënvizon se Berisha duhet ta heqë sa më parë atë nga kreu i PD
“Kryetari Basha nuk kishte elokuencë politike, nuk mbajti asnjë fjalim dhe nuk kishte asnjë program. Nuk tha asnjë fjalë pro apo kundër reformës territoriale, nuk tha asnjë fjalë në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, në kuadër të reformës që është duke u kryer dhe nuk kishte staf. Mbajti vetëm një fjalim sikur do bënte revolucion. Ëhat kind of revolution? Do rrëzojmë hajdutët, do bëjmë këtë.. gjëra që nuk kishin lidhje. Ishte naiv dhe donte ta politizonte procesin zgjedhor. Duke e politizuar, shqiptarët e goditën më 21 qershor. Basha nuk pranohet politikisht. Kam përshtypjen se Basha nuk do jetë kryetar i PD deri në 2017. Nëse Berisha do ta mbajë, do pësojë disfatë më të thellë”. u shpreh Ngjela









