• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Meta s’i shpëton dot jo vetëm shkarkimit, por as dënimit, rruga si zgjidhet kriza

by Java News
21/11/2019 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Presindeti Ilir Meta nuk i shpëton dot shkarkimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkon edhe më tej, duke shkruar se pas shkarkimit Meta duhet të dënohet.

Sakaq, Ngjela tregon edhe rrugën që duhet ndjekur sipas tij për të zgjidhur krizën politike të krijuar në vend.

Postimi i plotë:

Meta është President i Republikës, atëherë, përse i duhet këtij populli i ngritur me armë? Nuk ka kolonelë ky President, se ai na tha që është Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë?

Në fakt këtu fillon komedia: se Metën nuk e përkrah njëri dhe nuk ka asnjë kompetencë, por kërkon të shkatërrojë Shqipërinë, prandaj e don popullin nën armë. Dhe, a e dini se kë do të rrëzojë populli shqiptar i armatosur e me Metën si prijës? Ambasadorët e vendeve perëndimore në Tiranë, për të shpëtuar sovranitetin e Shqipërisë.

Me këtë, Meta tregon se është i skaduar si arsye politike, por edhe i humbur. Nuk ka asnjë shpresë.

Pse, ju vërtet mendoni se Enver Hoxha u shkëput nga gjithë bota dhe e izoloi Shqipërinë për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë dhe Marksin? Asfare për Shqipërinë, dhe as për Marksin, por thjesht për pushtetin e tij, por edhe për fatin e tij, se kishte bëre krime, dhe duhej të penalizohej.

Njëlloj si Meta nga antikorrupsioni.

Prandaj na duhet të pyesim: ky Ilir Meta, që u ngrit kundër Perëndimit, për vete e ka këtë, apo për Shqipërinë? Sigurisht që për vete, por është me frikë .

Sepse Metës nuk ia mban që të flasë kundër Perëndimit direkt, dhe na thotë “janë shitur ambasadorët, sepse i ka paguar Rama”.

Po, kaq i zoti qënka ky Rama sa të blejë edhe Uashingtonin, edhe edhe Berlinin dhe, edhe Brukselin nëpërmjet ambasadorëve! Pale, pale, po na paska blerë edhe OSBE-në, domethënë Amerikën.

Turp për shqiptarët që kanë si presidentit një armik të shqiptarëve! Nuk shpëton dot.

Pse shqetësoheni, zoti Meta? Ju i thatë Departamentit të Shtetit që “të shkojë në Korenë e Veriut”, dhe nuk ia thatë këtë ambasadorit amerikan në Tiranë, të shitur te Rama.

E kuptoni logjikën e Metës?

Ky njëri tani dallohet që ka deviacion psikik, por duhet të qetësohet. Nuk e merr dot Gjykatën Kushtetuese, se nuk ia pranon kush lodrat fëminore. Kërkon të rrijë ende President i Republikës, sepse mendon që ka dhe afër 3 vjet garanci për të shmangur procesin antikirrupsion të shpronësimit të tij.

Kushedi se çfarë ndodh për tre vjet! Këtë po mendon Meta, dhe po kërkon të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese me gjyqtarët e tij, se atje duhet të shkojë pas shkarkimit që pritet t’i bëjë Parlamenti. Por, nuk ia arrin dot.

Ja që, Departamenti i Shtetit nuk iku për në Korenë e Veriut, dhe vendosi të vijojë reformat në Shqipëri.

Kurse Meta kërkon të krijojë krizë. Por ka bërë edhe një gabim juridik: ka denoncuar penalisht Dvoranin, kryetarin e KED. Sepse nuk e kupton që Dvorani dhe Këshilli i tij vendos radhën e gjyqtarëve kushtetues, kurse Meta e ka shkelur këtë radhë jashtë kompetencës së tij.

Kur prokuroria ta njohë këtë shkelje të Metës për kapërcimin rradhës, askush nuk e zbaton dot dekretin e tij absolutisht të pavlefshëm, se bie në burg.

Por çfarë duhet bërë?

Kriza që ka shkaktuar Meta ndalon menjëherë, sapo dy kukullat e Metës në Gjykatën Kushtetuese t’i pushojë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Domethënë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në fakt, këtë krizë e zgjidh vetëm Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Dhe sigurisht që do ta zgjidhë. Po nuk e zgjidhi, Meta nuk i shpëton dot jo vetëm shkarkimit, por as dënimit penal, se tani nuk ka dyshim që po bën një akt antikombëtar ne shpërdorim të detyrës dhe në interes të vet. /e.s/

Next Post
Meta e dekretoi gjyqtar të Kushtetueses, vettingu vendos sot për Besnik Muçin

Meta e dekretoi gjyqtar të Kushtetueses, vettingu vendos sot për Besnik Muçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In