• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Meta në gjendje të rëndë nga frika e drejtësisë, forcat e NATO-s nuk do e lejojnë të…

by A R
21/04/2021 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela e cilëson të papranueshme përfshirjen e presidentit Ilir Meta në fushatë. Të dielën qytetarët do të zgjedhin se kush do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme, por presidenti është bërë tepër protagonist duke i mëshuar gjuhës së tensionit. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Ngjela tha se veprimet e Metës nuk janë aspak normale për një president, por tregojnë problemet e tij psikike dhe frikën që e ka kapluar nga reforma në drejtësi. Avokati theksoi se, Meta e kupton që nuk ka forcë të bëjë dot asgjë kundër luftës antikorrupsion dhe ndaj kërkon destabilizim të vendit, për të larguar përkushtimin në këtë reformë. “Nuk besoj se ju keni parë ndonjë president të sillet kështu. Është ajo që kemi thënë edhe që tashmë po vërtetohet, ai ka deviacione. Por, kam përshtypjen që është edhe i frikësuar. Ashtu sikundër e deklaroi Rama, presidenti është i shqetësuar nga reforma në drejtësi. Ai po e sheh që reforma në drejtësi dhe lufta antikorrupsion nuk ndalojnë, prandaj dhe reagon në atë mënyrë aspak normale. Sepse ai vetë si president nuk ka me çfarë ta bëj. Ka ai ndonjë shans? Jo nuk ka. Prandaj po zgjedh rrugë të tilla, të agravimit total”, u shpreh avokati. Sipas tij, presidenti po shkel Kushtetutën duke u përfshirë në zgjedhje dhe kjo gjë nuk tolerohet në asnjë vend që ka 30 vite demokraci.

Prania e NATO-s nuk lejon trazira

Nga ana tjetër Ngjela u shpreh i sigurt se presidenti lodhet më kot, sepse nuk do mund të krijojë trazira as para zgjedhjeve dhe as pas zgjedhjeve. Sipas tij, vendi është nën monitorimin e ndërkombëtarëve që në asnjë moment nuk do lejojnë destabilizim. Ndërsa, pas 25 prillit në vend do të jenë të pranishme forcat e NATO-s për stërvitje ushtarake dhe kjo e tremb Metën. Ngjela tha se, as në bashkëpunim me Berishën, presidenti Meta nuk do merrte dot hapin për trazira për aq kohë sa ne jemi vend i NATO-s dhe është plotësisht e sigurt që forcat e tyre nuk do lejojnë të ndodhë diçka e tillë, aq më pak të nisura nga presidenti i vendit. “Nuk ka ndonjë shans që Meta dhe Berisha të krijojnë destabilizimin e vendit pas 25 prillit, kur në 26 prill fillojnë stërvitjet e NATO-s. Si mund të destabilizohet një vend i NATO-s, nga persona që kuptohet luajnë për interesa që janë jashtë NATO?! Nuk mund të ndodhë asnjë destabilizim kur forcat e NATO-s janë këtu, sepse ata nuk do rrinë duarkryq dhe t’i bashkohen destabilizimit. Pra, nuk mund të ndodhin gjëra të tilla. Nuk besoj se dhe ata do guxojnë të krijojnë destabilizim në kohën kur në vend bëhet stërvitje ushtarake nga NATO në Shqipëri”, tha ai.

Presidenti duhet shkarkuar

Sipas Ngjelës, veprime të tilla anormale Meta i ka shfaqur dhe para se të zgjidhej president, ndaj gabimi është bërë që në momentin që e zgjodhën si të tillë. Sipas tij, akoma më shumë rëndohet gabimi për aq kohë sa Meta vijon të mbajë atë post, pasi sipas tij asnjë person me atë pozicion nuk duhet të tolerohet me veprime të tilla. Sakaq, Ngjela tha se më e mira është që, mazhoranca të veprojë, pasi nuk ka më arsye që ky person të jetë president. “Mbase presidenti ka edhe ndonjë deviacion tjetër psikik ose ndonjë problem tjetër pasi asnjë sjellje nuk është normale për pozicionin e një presidenti. Gjithsesi duhet të theksojmë se, këto janë gjëra që nuk mund t’i bëjë një burrë shtetit. Duhet të keni parasysh një gjë: Pse mazhoranca e zgjodhi? Sepse ai i çalë ka qenë nga mendja që para se të merrte postin e presidentit. Po sot pse e mbajnë në detyrë? Ai duhet shkarkuar. Diçka duhet të ndodhë, nuk e di se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, por e sigurt që nuk kemi më se çfarë t’u analizojmë momenteve të tilla psikike, mbetet vetëm të shohim se çfarë do ndodhë me të, se si do precipitojnë ngjarjet pas veprimeve të tilla të një presidenti, të cilat nuk lejohen në asnjë shtet tjetër normal”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
“Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim”/ Kryemadhi: Ja pse futa në lista ish-këshilltarët e Metës

Kryemadhi: Telefoni im përgjohet prej javësh! E kuptova se s'po shkarkoja dot një video

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In