• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Lufta anti-korrupsion, kusht nga Perëndimi. Nëse ka sukses, e kemi garantuar hyrjen në BE

by A R
19/07/2025 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria s’e ka nisur kot këtë luftë, por i është vendosur kusht nga Perëndimi. 

I pyetur a ka të drejtë kryeministri të revokojë lejen e legalizimit të dhënë nga një institucion tjetër, Ngjela tha:

“Po të jetë nga institucioni që e ka ai në varësi, natyrisht që e prish. Janë jashtë konceptit modern juridik, jashtë kushtetutës, dhe sidomos s’përmendin fare gjykatat. Të gjitha qeveritë e vendeve demokratike kanë tendencën të shkelin ligjin. Pse nuk e shkelin? S’i lënë gjykatat. Po s’ka gjykata kurrë s’do gjeni të drejta dhe kurrë s’do keni demokraci. Të gjithë njerëzit pa përjashtim i drejton gravitacioni i interesit. Brenda gravitacionit të interesit të një pushtetari të lart vjen dhe diktatura. Kush e zgjidh? Kushtetuta moderne, legjislacioni modern dhe gjykata e pavarur me personalitet të madh. Nëse s’janë këto fiton egoizmi i individit. E frenon forca e ligjit dhe gjykatat e drejta, të ndershme, me nivel të lartë profesional. 

Pyetja bëhet pasi ka dalë SPAK-u, a e kemi të fortë ligjin anti-korrupsion? Unë them e kemi të fortë, por kush e drejton? S’e drejtojmë ne, e drejtojnë ata që e paguajnë dhe e kanë ndërtuar. Cila? Ekspertiza amerikane. A do na shpëtojnë nga korrupsioni? Deri tani s’është pa sukses, janë 3 ish-kryeministra të akuzuar, 5-6 ministra të akuzuar dhe të arrestuar. Po ta shikosh me optikë juridike është revolucion. Kjo lëvizje mund të jetë e keqe e vogël që po godet një të keqe të madhe. 

Qeveria s’e ka nisur kot këtë luftë se e ka vënë kusht Perëndimi, politika e lartë perëndimore e ka vënë kusht luftën anti-korrupsion, se ne të bllokojmë. A ka abuzime me këto që thonë ka shkelur ligjin dhe prish pronën? A jemi të sigurt që qeveria s’e prish në funksion të ligjit, por të interesit politik? Këtë s’e dimë, do të na i tregojë koha. Ndërkombëtarët, sidomos ata Uashingtonit do ta godasin? Të shohim. Por Rama e ka fuqinë që të veprojë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni si diktator? A është ky rreziku? Është rrezik. Unë s’di për psikikën e Ramës. 

Nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore dhe e drejtë, hyjmë në historinë moderne të shtetit shqiptar dhe e kemi të garantuar hyrjen në BE. S’ka shtet tjetër që të ketë dy fe, kristiane dhe islame dhe të ketë tentuar të hyjë në BE. Vet BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre, vetëm ne na i kanë bërë, Turqisë fare”.

Next Post
‘ColdplayGate’/ CEO dhe drejtoresha e burimeve njerëzore pezullohen nga detyra

‘ColdplayGate’/ CEO dhe drejtoresha e burimeve njerëzore pezullohen nga detyra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In