• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba

by A R
10/11/2025 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, përgjatë një interviste për RTSH-24, ka komentuar  lajmin se SPAK i ka dërguar fletëthirrje ish-Kryeministrit, Sali Berisha për të dëshmuar, lidhur me ngjarjen tragjike të 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues.

Ngjela e cilësoi ngjarjen e 21 Janarit si “një turp të madh kombëtar” për Shqipërinë, duke theksuar se në asnjë vend demokratik perëndimor nuk qëllohen protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë.

“Ku ndodh një ngjarje e tillë në Perëndim? Ku ndodh në demokraci? Ku ndodh që të qëllosh protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë? Revolta popullore nuk qëllohet me plumba,”, tha Ngjela.

Llogaridhënia dhe forca e ligjit

Lidhur me qëndrimin e ish-Kryeministrit për t’u paraqitur në SPAK, Ngjela ishte i prerë, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

“Nuk e di se ç’do të ndodhë për këtë, por ligji është i qartë. Nëse Berisha refuzon të paraqitet në SPAK, ligji e thotë qartë se merret edhe me forcë të japë dëshminë,”, nënvizoi avokati.

Ai theksoi se të gjithë qytetarët e kanë shpresën te SPAK, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar, duke kujtuar se SPAK drejtohet nën mbikëqyrjen e aleatëve ndërkombëtarë.

Profilet e larta nën akuzë

Ngjela vuri në dukje ndikimin e Reformës në Drejtësi dhe punën e SPAK-ut, duke përmendur se kurrë më parë në Shqipëri nuk ka ndodhur që profile të larta, duke përfshirë zëvendëskryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish, të jenë nën akuza.

“Të gjitha elitat dhe qytetarët këtë kanë pritur. Ajo ditë (21 Janari) ishte një gjëmë e madhe për Shqipërinë. Kjo duhet zbardhur,” – përfundoi Ngjela.

Next Post
Trump synon të fusë Sirinë në Marrëveshjet e Abrahamit, po al Shaara?

Trump synon të fusë Sirinë në Marrëveshjet e Abrahamit, po al Shaara?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In