• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngjela kërkon arrestimin e Ylli Gurrës: Osman barbar! Reagon myftiu: Do e padis!

by Java News
06/09/2017 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spartak Ngjela është përplasur sot me myftiun e Tiranës Ylli Gurra teksa kërkonte arrestimin e tij duke e etiketuar si osman barbar. Spartak Ngjela i cili ka apeluar autoritetet shqiptare për arrestimin e Myftiut të Tiranës pasi ka quajtur shqiptarët Turq.

Me anë të një postimi ne rrjetin social të “Facebook”, Ngjela thotë se myftiu i Tiranës ka shkelur ligjin shqiptar dhe ka fyer shqiptarët në vendin e vet. Ngjela thotë se Ylli Gurra është një barbar osman tipik si myftiu Musa Qazimi i Esad Toptanit.

Pas thirrjes së fortë të avokatit Spartak Ngjela që të arrestohej myftiu Ylli Gurra lidhur me debatin pas ‘mbulimit’ të monumentit të Skënderbeut, vjen reagimi i këtij të fundit

Myftiu Ylli Gurra thotë se deklaratat të cilat Ngjela i referohet nuk i përkasin as atij vete, as vëllait te tij biologjik, Mehdi Gurra. Gurra deklaroi se Ngjela ka folur broçkulla dhe do ta padisë.

Statusi i Spartak Ngjelës:

A kanë forcë shqiptarët të arrestojnë dhe të dënojnë myftiun Ylli Gurra?
Ky është një barbar osman tipik si myftiu Musa Qazimi i Esad Toptanit.
Një osman barbar na quan turq ne shqiptarëve që jemi populli më i vjetër i Europës, pasardhës të Aleksandrit të Maqedonisë; Pirros së Epirit, Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Fan Nolit Gjergj Fishtës dhe të shënjtores së madhe Nënë Tereza?
Si qënkemi turq mor, palaço ne që kemi shpëtuar Perëndimin nga barbaria osmane!
Kjo është vlera më e madhe e shqiptarëve.
Si ka mundësi që të lejohet një injorant agresiv që mbron tezën e Beogradit agresiv dhe Athinës agresive, pushtuese territoresh shqiptare, se shqiptarët janë turq?
Ne kemi gjuhën më të vjetër në Europë, dhe kemi vrarë aq pushtues turq në 500 vjet, sa sot do të ishte dyfish popullsia e Turqisë.
Nëse kjo prokurori e dominuar nga hordhitë otomane Berishë- Beograd, nuk respekton Kodin Penal për fyerje të tharmit shqiptar nga një barbar, kjo do të përbëjë krim që do ta ndjekë vetë prokurorinë e sotme kompetente shqiptare, menjëherë sa të formohet SPAK.
Ja krimet që ka konsumuar Ylli Gurra;
Neni 265 i Kodit Penal:
“Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve raciale, nacionale ose fetare… dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.
Neni 268 i Kodit Penal:
“Poshtërimi botërisht i Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të kombit… dënohet deri në dy vjet burg.
Neni 266 i Kodit Penal:
“Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë… duke fyer ose shpifur për to….dënohet gjer në 5 vjet burgim.
Nëse prokuroria shqiptare nuk e ka filluar çështjen penale kundër barbarisë antishqiptare, tregon se ka frikë nga antikorrupsioni dhe shpreson në destabilizim shoqëror në Shqipëri.
Nuk ka destabilizim në Shqipëri, le të lodhen së prituri të gjithë barbarët dhe të korruptuarit.
Unë nesër, duke bërë detyrën ndaj kombit tim, paraqes denoncimin me shkrim përpara Prokurorit të Përgjithshëm.
I ftoj të gjithë shqiptarët të denoncojnë shëmtimin barbar në Shqipëri përpara prokurorisë shqiptare.
Sa më shumë denoncime, aq më i lartë patriotizmi shqiptar.
Barbarët e kanë marrë gjithmonë humanizmin europian si dobësi.
Por ky myfti ka shkelur ligjin shqiptar dhe ka fyer shqiptarët në vendin e vet. Po e ndjen veten turk, të marrë gjithë taborin e tij me ardhacakët, e të ikë në Anadoll; por pas dënimit.
Kjo ka mijëra vjet që është toka e shenjtë e shqiptar

Reagimi i Ylli Gurra

Perkunder gjithe hamendesimeve, sajesave, akuzimeve, perbaltjes dhe ekstremizmit te thirrjeve ne vendosjen e personit dhe figures sime ne ” gijotinen” e rradhes , per gjithe opinionin publik shqiptar ne Shqiperi, Kosove e kudo i ndodhur them; O ZOT i te gjitheve fali se nuk dine çfare bejne, nuk dine per ç’ka jane dhe kujt i sherbejne.

Une jam Ylli Faik GURRA nga Dragostunja, Librazhd. Krenar per ate qe i Madhi ZOT me ka dhene shqiptarine si kombesi e Shqiperine si Atdhe, PAQEN e fese İslame si bosht e udherrefyese per shpirtin dhe jo vetem.

Nderkohe qe cilido qe permes perbaltjes se personit tim qellimisht , i porositur, dhe per llogari te kujtdo qofte, brenda apo jashte Shqiperise do t’i duhet te perballet me dyert e drejtesise, per ekstremizem e histeri akuzash, per nxitje e ndasi fetare e nacionale dhe barbarizem qytetar.

Perkushtimi ndaj vendit, atdheut e qytetareve me ben me te vertete me besimtar shqiptar. FE – ATDHE binom i perjetshem per gjithkend shqiptar te ketij nenqielli.

javanews.al/a.ç

 

Next Post
FOTOT/ Rita Ora shkëlqen në të zeza

FOTOT/ Rita Ora shkëlqen në të zeza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In