• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela e Klosi: Çadra vetëm për të shpëtuar Bashën si kryetar i PD, por është i pashpresë!

by Java News
12/04/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrezikon të humbasë drejtimin e partisë. Kushti famoz i demokratëve për “qeverinë teknike”, si garanci për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, është e dukshme se nuk do të pranohet asnjëherë nga kryeministri Edi Rama, edhe pse Basha ka mbështetjen e kreut të të LSI, Ilir Meta.

Nëse deri në fund të muajit prill nuk do të ketë dakordësi për futjen e opozitës në qeveri, si garanci për zgjedhje të ndershme, Lulzim Basha rrezikon pozicionin e tij në krye të partisë.

Ideja për shkuarjen në “qeveri teknike” është e frymëzuar sigurisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, por nëse Lulzim Basha dështon në kauzën e tij, do të jetë një dështim i dytë për PD pas humbjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Dy eksponentët më në zë të politikës shqiptare, avokat Spartak Ngjela dhe ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, në një prononcim për “Sot”, paralajmërojnë dështimin e Lulzim Bashës dhe largimin e tij nga Partia Demokratike. Ngjela ngre pikëpyetje për fatin e Bashës, se çfarë do të bëjë Sali Berisha me të pasi të humbasë kauzën për “qeveri teknike”.

“Nëse skllavi i Berishës nuk i përmbush detyrat që i ka dhënë Saliu, atëherë lind pyetja: Çfarë do bëjë Saliu me fatin e skllavit të tij?!”, vë në pikëpyetje Ngjela pozicionin e Bashës në krye të PD.

Sipas tij, kërkesa për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është thelbi i krizës. “Epiqendra e krizës është reforma në drejtësi dhe sidomos procesi i Vetingut. Po e bëjnë gjithë këtë për të mbrojtur Saliun”, tha ai.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, paralajmëron se Lulzim Basha është i rrezikuar edhe nëse i realizohet kauza e tij për qeveri teknike. Klosi shprehet i sigurt se PD me në krye Lulzim Bashën do t’i humbasë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, edhe nëse do të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Sa i takon kauzës së tij, Klosi u shpreh se Bashën po e braktisin edhe aleatët e tij, pasi nuk mund t’i shkojnë mbrapa marrëzisë së tij për të bojkotuar zgjedhjet.

Ndërkaq, Klosi e cilëson Bashën shërbëtor të Sali Berishës, i cili nuk po ia realizon si duhet detyrat që ai i ka caktuar, sepse populli nuk më beson më te Berisha dhe aq më pak te Basha.

“Basha është i rrezikuar! Të gjitha këto që po bën, po i bën që të justifikohet për të mos rrezikuar pozicionin e tij. Zgjedhjet, Basha i ka të humbura dhe po tenton që të kërkojë qeverinë teknike, po ankohet se kanabisi do blejë vota, etj. Ai po e provon.

Ai kërkon t’u mbushë mendjen njerëzve se “unë e ngrita çadrën, këmbëngula që zgjedhjet të mos bëhen, ishalla po ia marrin parasysh! Çështja është se një e nga një Bashën po e braktisin edhe aleatët, sepse nuk mund ta ndjekin në marrëzinë e tij. Basha i ka shërbyer gjithmonë Berishës”, u shpreh ish-kreu i SHISH.

ma.me

Next Post
VIDEO/ “Të lutem vëlla, ndalo”, ja si rrihen barabarisht dy djemtë gay pasi fjetën bashkë

VIDEO/ "Të lutem vëlla, ndalo", ja si rrihen barabarisht dy djemtë gay pasi fjetën bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In