• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Duhet embargo nga SHBA, qeveria & opozita s’e duan Drejtësinë

by A R
21/10/2015 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Një popull që kurrë nuk e ka provuar në jetesën e tij historikë, gjeneratë pas gjenerate, lirinë shoqërore – sigurisht që nuk e di se çfarë është ajo. Ne shqiptarët, kurrë deri më sot, nuk kemi pasur ndonjëherë liri shoqërore, dhe prandaj kuptohet që nuk ia dimë as vlerën, dhe as forcën që ajo i jep zhvillimit të një shoqërie apo një populli.


Sot ajo është e domosdoshme për ne. Liri do të thotë drejtësi shoqërore dhe individuale. Ajo që na ka zbehur edhe në këta 25 vjetë, që jemi drejtuar ose nga të marrë, ose nga hajdutë dhe, ose nga të paaftë, është pikërisht fakti që nuk kemi pasur drejtësi.

E pse duhet të themi që është rrëzuar diktatura, kur të gjitha institucionet perëndimore, të gjitha organizmat politikë të Amerikës dhe Europës së Bashkuar na thonë që nuk keni drejtësi? Por edhe të gjithë shqiptarët sot thonë të njetën gjë: ata e përbuzin gjykatën shqiptare dhe të gjithë sistemin legal në Shqipëri.


Por kjo nuk mjafton. Presioni për të bërë reformën në drejtësi është i madh. Ne sot humbasim 3 miliardë Euro ndihma strukturuese në vit; sepse kryeministri shqiptar, kjo maxhorancë dhe vëtë opozita, nuk e duan reformën në drejtësi. Nuk e duan sepse pas asaj nuk ka më As Metë, As Berishë; As turlilloj hajdutësh që kanë shkatërruar mirëqënien dhe prosperitetin shqiptar në 25 vjetë.


Por, edhe pse presioni ndërkombëtar është i madh; edhe pse kuptohet që qeveria aktuala nuk ka më para për të vijuar jetën e saj; edhe pse Meta e hajdutët e tjerë janë trembur, presioni perëndimor nuk është i mjaftueshëm për një shoqëri e cila kurrë nuk e ka njiohur në jetën e saj historikë drejtësinë shoqërore.


Prandaj, nëse politika perëndimore, me të vërtëtë e do reformën shqiptarë në drejtësi dhe në institucionet e pavarura; duhet ta kërcënojë këtë kryeministër me embargo; sepse ky kryeministër as e ka ditur ku ka qënë, dhe as e di se ku është politikisht.

Vëtëm embargoja do ta elektrizojë shoqërinë shqiptare që të ngrihet, sidomos rininë, e cila duket se i ka hyrë realish rrugës së emancimpimit shoqëror në Shqipëri. Politika amerikane duhet të jetë e sigurt se, kurrë nuk ka mundësi që ky kryeministër apo kjo maxhorancë, nga presioni i embargos perëndimore të shkojë në Moskë apo në Pekin. Kurrë. Sepse shqiptarët mund t’i shkallmojnë me themel për këtë gjasë.

Next Post

Debitorët / KQZ kërcënon Dashamir Shehin për 26 mijë lekë të vjetra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In