• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Brenda 15 ditëve, në SHBA do dalin provat kundër Berishës. Ai i ka hipur “karrocës së Dylit”, kërkon të mundë flotat amerikane

by Java News
07/11/2021 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe “betejën” e ish-kryeministrit Sali Berisha me SHBA-në pas shpalljes së tij non-grata.

Në një intervistë në emisionin “Breaking”, avokati Ngjela tha se brenda 10-15 ditësh, në SHBA do të dalin provat kundër Sali Berishës.

Sipas tij, akti administrativ i ish-kryeministrit do të votohet në Kongresin amerikan, dhe nëse ajo kalon, detyrimisht sipas ligjit të vendit, provat do të bëhen publike.

“Problemi qëndron që unë ja pranoj shqetësimin Saliut. Luftën ligjore do e zhvillojë ai. Ka shumë kostume me xhepa fallso. Basha i përjashton nga partia ata që kanë shpallur kandidaturën për kryetar. Në çdo pikë të tillë duhet një garantizëm. Cili është garantizmi i Bashës, Ëashingtoni. Rasti është shumë i thjeshtë. SHBA nuk pranojnë Sali Berishën që të ketë marrëdhënien politike me Ëashingtonin. Pse Shqipëria do prishi aleancën e madhe jetësore me SHBA-në për Berishën?

Amerika pyet juristin, ka ndonjë cënim juridik këtu? Jo është ekstra legale. Por është ekstra legale. Nëse ajo ndjen rrezik, ngre tensionin kundër Saliut. Prisni dhe një gjë që nuk e dini. Ka hyrë në Kongres akti administrative kundër Saliut për non-grata, do votohet në kongres. Këto ditë, brenda 10-15 ditëve, po u votua në kongres do dalin provat. Pasi kongresi është i hapur me popullin. Nuk dihet se çfarë ndodhë me Berishën. Basha ka thënë se i ka parë provat. Provat janë sekret akoma, por po hynë në kongres, ka mbaruar puna. Këto që bën Saliu janë dëshpërim që herë të çon në delir dhe herë në panik” – tha avokati.

Sipas avokatit Ngjela, Berisha me “Foltoret” i ka hipur “karrocës së dylit” dhe me të kërkon të përballet me 7-8 flota amerikane.

“Rama nuk është njësoj i rrezikuar si Berisha dhe Meta pasi është shefi i mazhorancës. Ata të dy janë të rrezikuar. Berisha unë e thashë që i ka hipur karrocës së Dylit. Kërkon me karrocën të mundë 7 ose 8 flota ushtarake amerikane. Po ku e ka procedurën që do mbledhë Kuvendin. Çfarë janë këto që do mbledhi. Ai (Basha) ka pushtetin në parti, ka mbështetjen amerikane, e ka nxjerrë jashtë grupit me kërkesë amerikane. Njeriu në akuzë nuk e ka të kthjellët koshiencën. Ka një strukturë, PD ka sot një statut. Struktura e saj e brendshme ka nxjerrë 59 deputetë ose 58. Partitë krijojnë grupin parlamentar.

Pasi krijohet grupi parlamentar, ajo është forca e partisë. Ky çka. Ka nja dy deputetë qesharakë. Forca është grupi parlamentar. Nuk të njeh perëndimi budallëqe rrugësh. Partia ka strukturën e vetë. Kush do ta çojë në gjykatë çështjen. Basha është në kalë, këta janë ferrave. Pse do vejë Basha në Gjykatë. Do marrin selinë e PD-së? PD tashmë është person juridik. Nuk ka opozitë partiake në PD. Saliu thotë që unë e hodha në Francë. Nuk na thotë emrin e gjyqtarit. Çdo hallexhi gënjen. Ka përjashtime normal. Saliu është hallexhi. Akti administrative i Blinken ka afat për tu goditur në gjykatën federale amerikane. Nëse e humbet afatin, del akt administrative i formës së prerë. Sipas ligjit amerikan, jo vetëm që është i formës së prerë, fakti që nuk e ke goditur, ligji thotë që ke pranuar fajësinë” – tha Ngjela./m.j

Next Post
U ul mbi gurë/ Si e zbuloi qeni “Brendi” kufomën e Rruzhdi Hoxhës tek Mali i Dajtit. Ishte qëlluar me dy plumba

U ul mbi gurë/ Si e zbuloi qeni "Brendi" kufomën e Rruzhdi Hoxhës tek Mali i Dajtit. Ishte qëlluar me dy plumba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In