Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, duke e ndalur theksin tek thirrjet e kryeministrit Edi Rama, i cili dy ditë më parë i bëri thirrje SPAK-ut për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Ngjela theksoi se ashtu sikurse në rastin e Hashim Thaçit, Berisha nuk mund të gjykohet nga drejtësia shqiptare, por duhet krijuar një instancë tjetër jashtë Shqipërisë. Madje Ngjela paralajmëroi se një ditë Berisha do të gjykohet dhe atëherë amerikanët do të sjellin dosjen e tyre. Ndërkohë, ai shtoi se Sali Berishën e presin shumë telashe, teksa theksoi se përveçse nga SPAK do hetohet edhe nga një prokuror amerikan. Sipas tij, të korruptuarit s’kanë më shpëtim.
-Avokat Ngjela, këtë të shtunë nga mbledhja e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër SPAK dhe hodhi akuza të forta ndaj saj. Si i shihni këto sulme?
Mendoj se është mungesë e eksperiencës ose e njohurisë se çfarë është akuza. Në qoftë se nuk ka denoncim një prokurori nuk ka sesi të filloj çështjen penale sepse nuk e lejon ligji, prandaj duhet që prokurorisë ti ketë ardhur një denoncim kundër x personi dhe ajo më pas çështjen penale, pastaj m err pafajësi apo nuk merr pafajësi personi atëherë ajo çështje e gjykatës. Prokuroria ngre akuzën nëse bindet për denoncim që ka ardhur, mesa kam pyetur unë nuk ka bërë denoncim akoma politika amerikane për “non gratën” sepse “non grata” ka thënë se i është vendosur Berishës për korrupsion të nivelit të lartë me gjithë familjen, por akoma nuk është bërë një denoncim në Shqipëri, është diçka të cilën e kanë në dorë ata. Tani lind pyetja: Pse nuk bëhet denoncimi? Po sepse, krimi i organizuar këtu në nivelet e larta të politikës nuk përballohet aq kollaj sa mendohet. Por cili është shembulli do thuhet.
Është shembulli i Thaçit, ish-kryeministër dhe president i Kosovës, për krimet që ai kishte bërë brenda Kosovës po ashtu edhe jashtë saj nuk u denoncua në një prokurori të Prishtinës dhe nuk shkoi në pushtetin gjyqësor të Kosovës, por në një gjykatë ndërkombëtare në Hagë dhe kjo e fundit është miratuar në Parlamentin në Prishtinë. Tani këta tanët pse kishin frikë nga Thaçi? Po sepse kishte forcat paraushtarake, dhe vijmë në gjendjen sot në Shqipëri, edhe korrupsioni i lartë shtetëror në vend është i lidhur me krimin e organizuar dhe me bandat. Po politika amerikane si do ta bëjë denoncim, sepse ende nuk e ka bërë, do ta bëjë në SPAK apo do të ndjek skemën si ajo që u ndoq për Thaçin. Sot Thaçi në Hagë për ato krime që ka bërë në Kosovë është duke u hetuar, por me gjykatë speciale që ka dal nga Parlamenti Kosovës, edhe këta të tanët duke përfshirë edhe Saliun për krimet që kanë bërë këtu në Shqipëri do të hetohen dhe do të gjykohen, por në një gjykatë ndërkombëtare që e cakton Parlamenti shqiptar me ligj njësoj sikurse u veprua me çështjen e Thaçit.
Ne duhet që të presim se çfarë do të bëjë politika amerikane për akuzat që i ka bërë Saliut me gjthë familjen. Por, a do të gjykohet Saliu? Sigurisht që po. E ndoshta ashtu si edhe Thaçi. Por denoncimin duhet ta bëjnë organet ligjore amerikane në një prokurori dhe gjykatë ndërkombëtare për gjykimin e krimeve në Shqipëri dhe jashtë saj. Për krimet që kanë kryer krerët e politikës shqiptare që kanë qenë në pushtet. Por, dhe kjo gjykatë, duhet të ngrihet jashtë Shqipërisë, nga Parlamenti i Shqipërisë, me ligj të veçantë. Njëlloj siç u bë edhe në Kosovë.
-Mendoni se sulmet që kryeministri Rama ka bërë ndaj SPAK vijnë edhe pasi SPAK ka goditur vetëm nga rradhët e PS?
Mund të jetë kjo, po unë e kam deklaruar edhe më herët për gazetën tuaj që në momentet kur fillon pastrimi në momentet e korrupsionit ose një krimi shtetëror i cili ka 30 vite që vazhdon do të filloj nga pushteti, nuk ka sesi të filloj nga opozita, sepse pastaj opozita thotë që këtë po ma bënë qeveria. Ku ka dal kjo skemë? Këtë skemë e ka nxjerr Napoleon Bonaparti, i cili ishte i majtë dhe kur mori pushtetin dhe goditi terrorizmin dhe korripsionin i ra fillimisht të majtës, domethënë vetvetes, pastaj kaloi djathtas, pra kjo është një skemë që ka dal në Francë në revolicionin francez dhe ka vazhduar gjithkund. Ata të cilët janë duke pastruar korrupsion në tjera anë nuk jemi ne, por janë ndërkombëtarët dhe ata e dinë skemën prandaj fillojnë nga e majta në të djathtë, janë majtas sepse këta janë në psuhtet.
-A ka ardhur koha që SPAK të nis arrestimet ndaj personave që janë të akuazuar për korrupsion në Shqipëri?
Po në fakt SPAK ka nisur disa arrestime deri tani sepse janë dy ministra nën akuzë. Që duhet që të vazhdojë arrestimet normale që duhet që të vazhdpojnë. Ne folëm për novelin e lartë, i cili është I lidhur me krimin e organuar kurse korrupsioni sporadik të gjithë atyre që kanë prova dhe denoncime normalisht që duhet që të vazhdojë por duhet që të kini parasysh një gjë, kanë bërë denoncime në SPAK, sepse ka denoncim nuk mund të filloj asgjë. Pastaj nëse ka denoncime dhe ata nuk po i lëvizin atëherë është ose paaftësi e tyre ose ka lëvizur ndonjë gjë në SPAK.
-A e ndihmojnë shpalljet e personave “non grata” drejtësinë shqiptare, sepse kuptojnë se cilët janë personat e korruptuar për të nis një hetim ndaj tyre?
Po e ndihmojnë drejtësinë shqiptare, por drejtësia shqiptare deri tani në këta persona “non grata” që ka shpallur Amerika për korrupsion ende nuk shohim që të ketë një veprim penal ose një proces penal, por duhet që të shohim se si do të vijojnë ngjarjet.
-Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha shpalli kandidaturën për kreun e ri të PD, mendoni se do të votohet për të qenë në krye të saj?
Nuk besoj sepse ka 36 deputet kundër. Duhet që të kemi parasysh një gjë që në momentin kur fillon një proces zgjedhor zgjedh deputetët dhe partia atë ka forcë dhe në këto momente Saliu nuk ka grup parlamentar, sepse hru[in parlamentar e ka partia e vjetër dhe që është ligjore tjerat janë jashtë sensit të gjykatës. Nëse qoftë se një parti ose një lëvizje politike nuk është e njohur nga një vendim gjykate, atëherë ajo nuk ka asnjë vlerë politike dhe tani këtu kemi dy arsye, njëra është që Sali Berisha nuk ka grup parlamenetar sepse atë e ka Partia Demokratike dhe tjera është që po pritet edhe një gjyq në Apel kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që nuk është vendimi i formës së prerë dhe është nul, pa forcë juridike deri tani, por që duhet që të rrëzohet në gjykatën e Apelit sepse ka dhënë një vendim që nuk kuptohet se çfarë vendimi është.
Partia Demokratike kishte strukturat e veta në momentin që u bë kongresi ose lëvizjen e tij të Rithemelimit, dhe kjo vjen si arsye e konceptit të personit juridik, partia pa qenë person juridik nuk ka asnjë vlerë, një lëvizje politike pa qenë person juridik nuk ka është parti politike, personi juridik del në gjykatë. Unë mund të them vetëm që Saliu nuk ka asnjë shpresë se mund të krijoj një lëvizje të re të Partisë Demokratike. Saliu është i mundur, dhe e vetmja shpresë e të mundurit është që të mos ketë asnjë shpresë.
-Ndërkohë humë zyrtarë ndërkombëtar gjatë vizitave që kanë bërë në Shqipëri nuk kanë zhvilluar takime me presidnetin Ilir Meta, si e komentoni?
Sepse ata nuk e pranojnë. I gjithë perëndimi nuk e pranon presidnetin shqiptar. Presindeti shqiptar Ilir Meta ka edhe dy muaj jetë juridike dhe do shohim sesi do të operohet në të ardhem, dhe janë dy gjera shumë të rëndësishme e para është zgjedhja e presidnetit dhe e dyta është se ngelet për tu parë se çfarë do të ndodhi me Metën.
-Si e shihni luftën në Ukrainë dhe ecurinë e saj?
Lufta në Ukrainë u tregojë që të gjithë filorusve këtu ose ata që paguhen nga Rusia, sepse janë shumë në politikën e lartë shqipatre që paguhen nga Moska, se na thoshin se është forcë e madhe, dhe ne e pamë forcën, ndërsa nga ana tjetër amerikanët qeshnin. Mua kur më kanë thënë që është forcë e madhe dhe i pyeta se sa flota ka Rusia, më thanë ka 1, ndërsa iu përgjigja që ai tjetri ka 12, ku arrihet forca amerikane asnjëherë. Nuk ka forcë tjerë përveç fuqisë unikale që është Amerika dhe demokracia po ecën edhe nëpër vende që mendohej se nuk do të fitonte kurrë, atëherë pyetja bëhet: A do të fitoj edhe në Rusi demokracia? Unë kam përshtypjen që pas falimentiti të autokracisë së Putinit do të fitoj edhe atje.