Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 24 shtator në Kukës, pas dorëheqjes së Safet Gjici, si kryetar i Bashkisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Sali Berishën nuk e njeh asnjë, dhe KQZ e refuzoi, ndryshe nga Lulzim Basha që ka ende vulën e PD.
Ngjela tha se Berisha tashmë do të kandidojë nën siglën e Partisë së Lirisë.
“Ka një moment ligjor që është në favor të Bashës. Këta të tjerët nuk i njeh njeri si parti. Edhe KQZ e rrëzoi Berishën. Këta mund të zgjedhin një parti të re.
Fakti që nuk e pranoi KQZ janë me partinë e Metës. Do shikojmë kush do të fitojë partia e Metës apo PD, në zgjedhje.
Unë kisha përshtypjen që Rama do të tërhiqet në zgjedhjet në Kukës, ai vuri dhe do të fitojë”- tha ai./m.j