• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjashmëri të futbollistëve shqiptarë me yje ndërkombëtarë

by Eduard Zaloshnja
06/02/2024 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Një nga bisedat më të shpeshta që bëjnë të apasionuarit pas futbollit janë ato ku krahasohet një futbollist me një tjetër më të shquar. Më poshtë po ofroj disa krahasime individuale, të bazuara në dekada të ndjekjes së futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar.

Nedim Bajrami – një Platiní shqiptar
Fantazist i shkëlqyer para zonës së rreptësisë, shpërndan topa rrreth e rotull, jep asiste për gol, penetron dhe shënon edhe vetë. I rrezikshëm me goditjet e dënimit. Po vazhdoi si deri më sot, do ta meritojë epitetin “Platinija shqiptar”.

Jasir Asani – një Roben shqiptar
Majtosh që luan në krahun e djathtë të sulmit, është i paparashikueshëm: do të shkojë deri në fundore e do të krosojë, apo do të bëjë një kthese të befasishme majtas, e do të bëjë një gjuajtje të fortë të harkuar drejt portës? Po vazhdoi si deri më sot, do ta meritojë epitetin “Robeni shqiptar”.

Berat Gjimshiti – një Zanetti shqiptar
I gjatë, i shpejtë, i fortë me të dyja këmbët, si edhe me kokë, pozicional në mbrojtje dhe pjesmarrës në sulme, sidomos në gjuajtje standarte të ekipit të tij, Gjimshiti mund të quhet pa frikë Zanetti shqiptar.

Mario Mitaj – një Kabrini shqiptar
I sigurt në mbrojtje dhe shumë kombinativ në daljet përpara, të kujton Kabrinin (kampionin botëror të 1982-shit).

Amir Abrashi – një Tardelli shqiptar
I kudondodhur në fushë (gjithnjë rekord për kilometrat e përshkruara në ndeshje), Abrashi ishte i gatshëm për të marrë çdo pasim të shokëve, apo për të ndërprerë pasime të kundërshtarëve. Një bulldog i vërtetë! Në momente decizive, sulmonte me befasi edhe zonën e rreptësisë kundërshtare…

Arben Minga – një Zlatan shqiptar
Nuk ishte sulmuesi më teknik i brezit të tij, por i gjatë e i fortë si Zlatan Ibrahimoviçi, i tërhiqte zvarrë mbrojtësit kundërshtarë, duke shënuar gola me të dyja këmbët, me kokë, me gjoks, e me të tjera… (pyesni mbrojtësit belgë që luajtën kundër tij më 1984, të tregojnë se ç’hoqn me të).

Sul Mema – një Pirlo shqiptar (ose Modriç, ose Çalhanoglu)
E filloi karrierën futbollistike si sulmues, dhe eventualisht shkëlqeu si regjizor i mesfushës. Dukej sikur kishte një shqisë të gjashtë, që s’e kishin të tjerët (shihte 360 gradë se ku duhej të pasonte ose se nga mund t’i vinte rreziku mbrojtjes së Tironës). Rreth 90% të goditjeve të dënimit afër zonës së rreptësië i kalonte sipër barrikadës kundërshtare dhe drejt e në rrjetë!

Fatmir Frashëri – një Trent Alexander-Arnold shqiptar
Shumë dekada para se të shihte dritën e diellit Trent Alexander-Arnold, gjërat që bën ky i fundit sot, i bënte dikur Fatmiri. Nuk ishte mbrojtësi më i fortë i Shqipërisë, por shquhej se ishte njëkohësisht shumë i mirë edhe si mbrojtës, edhe si sulmues krahu. Një mbrojtës jashtëzakonisht modern për kohën kur luajti.
(Shënim: Të njëjtat fjalë mund të thuhen edhe për dishepullin e tij, Millan Baçin)

Vasillaq Zëri – një Leo Mesi shqiptar
Shumë dekada para se Guardiola ta poziciononte Mesin tek Barcelona si një 9-fals, trajneri Jareci e vendosi Zërin në një pozicion të ngjashëm tek Dinamo në vitet 70-80. Me një kontroll të habitshëm të topit në zona të ngushta, Zëri triblonte, pasonte e shënonte, sindozot Leo Mesi i ditëve tona…

Panajot Pano – një Pelè shqiptar
Bakllavaja në fund: E quaj veten me fat që kam arritur ta shoh në stadium Panjotin duke luajtur (edhe pse ishte në vitet e fundit të karrierës së tij të ndritur). Bashkëmoshtar me Pelènë, Pano shkëlqeu në Shqipëri, ndërkohë që Pelè shkëlqeu në mbarë botën. Në qoftë se Panajoti do të kishte patur mundësinë të luante në arenën ndërkombëtare, kush e di, ndoshta, ndoshta mund të ishte bërë i famshëm ndërkombëtarisht si bashkëmoshatari i tij…

Shënim1: Për Maradonën nuk gjej dot një krahasim shqiptar – ai i përkiste një planeti tjetër…
Shënim2: Ka edhe shumë futbollistë shqiptarë të sotëm e të së shkuarës që mund të ngjasojnë me yje ndërkombëtarë, por sa më e gjatë të bëhet lista, aq më shumë mund të çalojë krahasimi…

 

 

Next Post
Belind Këlliçi nën hetim nga SPAK, Baton Haxhiu: Ruaje veten, mos bashkëpuno shumë me Ahmetajn

Belind Këlliçi nën hetim nga SPAK, Baton Haxhiu: Ruaje veten, mos bashkëpuno shumë me Ahmetajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dëmtua duke u larë në lumin Vjosa, përfundon në spital turisti spanjoll

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

January 22, 2026
Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

January 22, 2026
VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

January 22, 2026
Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

January 22, 2026
Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

January 22, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

January 22, 2026
Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

January 22, 2026
Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

January 22, 2026
Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

January 22, 2026
“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In