Ish-ministri teknik i PD-së, Dritan Demiraj që për disa muaj mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend.
Dritan Demiraj shkruan në Facebook se “bandat janë trimëruar përballë shtetit të topitur dhe se duhet një reagim i shpejtë dhe i vendosur sa nuk është vonë”.
Statusi në Facebooi i Dritan Demirajt
Te nderuar miq!
Ndjehem shume i shqetesuar me ngjarjet e fundit kriminale, te cilat jane shenje e trimerimit te krimit perballe nje shteti te topitur nga flirtimi i segmenteve te agjencive te zbatimit te ligjit me grupet kriminale. Duhet sa me shpejte nje reagim i vendosur sa nuk eshte vone …DD.