Trupat e ngrirë të dy foshnjave u gjetën në një frigorifer të enjten në qytetin Bedoin në rajonin Vaucluse të Francës, brenda shtëpisë së një gruaje, e cila po mbahet nga policia.
Gruaja e arrestuar në vend është një nënë 41-vjeçare, e cila jeton në këtë qytet rrëzë Mont Ventoux.
Për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe ndonjë lidhje e mundshme mes tyre apo gruas që mbahet nga policia.
“Është e vështirë në këtë fazë të jepen detaje”, këmbënguli prokurori, duke shtuar se u morën mostra për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve.
/s.f











