Një shqiptar është vrarë në Itali nga kunati i tij pas një grindje.
Mediet italiane raportojnë se një mosmarrëveshje për arsye familjare u shndërrua në një tragjedi në Nettuno, në jug të Romës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ku pas sherrit shqiptari 50-vjeçar mori pushkën dhe qëlloi kunatin duke e vrarë.
Viktima është 45 vjeç. Karabinierët kanë arrestuar autorin e vrasjes.
/a.r