Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Bulqizës, aty ku një fëmijë 10 vjeçar u mbyt duke u larë në një kanal.
10-vjeçari ishte nga fshati Ostren i Vogël në Bulqizë.
Viktima është identifikuar si Antigon Dehari, ndërsa humbi jetën duke u larë në kanalin e një centrali.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /b.d