Qyteti i Vlorës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë. Mësohet se një fëmijë i seksit femër, 5 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
V.J ka rënë nga kati i 12 i pallatit ndërsa ngjarja ka ndodhur në pallatin e ish-firmës “Gjallica”.
Mësohet se vogëlushja ka qenë në banesë me të ëmën, por shkaqet e rënies nga ballkoni i shtëpisë nuk janë zbardhur ende./b.d











