Një shqiptar është vetëvrarë në qendrën e paraburgimit të komisariatit në Kalkidë, Greqi.
Ngjarja e rëndë është raportuar nga autoritetet vendase, të cilët raportojnë se fatkeqësisht ai është gjetur i varur me çarçaf brenda në qeli nga efektivët e policisë.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës me origjinë nga Shqipëria dhe as arsyet pse mbahej në paraburgim./m.j