Një tjetër lajm i rëndë vjen Greqia
Një 52-vjeçare e diagnostikuar me koronavirus është hedhur nga kati i tretë i spitalit në Kavalla të Greqisë duke i dhënë fund jetës.
Sipas mediave greke, gruaja u hodh nga dritarja e spitalit në një moment ku pranë nuk ndodheshin mjekë apo infermierë.
Gruaja kishte tentuar vetëvrasjen edhe më herët duke dashur të mbytet në det, por u nxorr në kohë nga policia. Pas marrjes në pyetje ajo i shpjegoi atyre se kishte tentuar vetëvrasjen pasi u diagnostikua me koronavirus.
Kujtojmë se Greqia vijon të shënojë rekorde negative për sa i përket koronavirusit. Autoritetet greke njoftojnë se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2422 raste infektimesh. Ndërkohë 63 persona të infektuar më parë, kanë humbur betejën me virusin duke gjetur kështu vdekjen.
g.kosovari