Një gazetar duhet të ndalonte transmetimin direkt kur një turiste ra aksidentalisht në lumin Thames. Juan Carlos po raportonte për situatën e sulmit terrorist në Londër kur pa gruan që u rrëzua nga ura Westminster. Ai punon për mediat spanjolle dhe kur po fliste rreth ngjarjes në Britanë e Madhe, duhet ta ndërpriste për të konfirmuar se një turiste ishte rrëzuar dhe nuk u shfaq më në kamera.
“Tani po shikojmë lëvizjen e policisë. Dikush ka rënë në ujë,” – tha ai. Ndërkohë, forcat bllokuan rrugën dhe vrapuan nga ana e Westminsterit drejt anës së Bashkisë. Përpara se ta mbyllte transmetimin, dëgjohen sirenat që shkojnë për të dhënë ndihmën për të. /ma.me