• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ngjarje e pazakontë/ Ministri i Jashtëm ndërron jetë gjatë mbledhjes së qeverisë

by Java News
20/01/2023 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Gabonit, Michael Moussa Adamo ka humbur jetën, pasi pësoi atak kardiak.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një takimi të kabinetit, tha qeveria dhe një burim presidencial.  Mediat e huaja shkruajnë se Moussa Adamo, 62 vjeç, një aleat i presidentit Ali Bongo Ondimba, pësoi një atak në zemër dhe vdiq “megjithë përpjekjet e specialistëve” për ta rikthyer në jetë, tha qeveria në një deklaratë të shkurtër.

“Ai ishte ulur në fillim të mbledhjes së kabinetit dhe filloi të mos ndihej mirë”, tha një burim pranë pallatit presidencial për AFP.

Moussa Adamo u dërgua në një spital ushtarak pa ndjenja, dhe vdiq pak pas mesditës së sotme, tha burimi që foli në kushte anonimiteti.

Duke reaguar ndaj vdekjes së tij, Presidenti Bongo e përshkroi Moussa Adamo në Twitter si “një diplomat i madh, një burrë shteti i vërtetë.

“Për mua, ai ishte fillimisht një mik besnik, tek i cili kam qenë gjithmonë në gjendje të mbështetem. Është një humbje e madhe për Gabonin,” shtoi ai.

Moussa Adamo lindi në qytetin verilindor të Makoou në vitin 1961 dhe filloi si prezantue në televizionin kombëtar.

Në vitin 2000, ai u emërua shef i shtabit të ministrit të mbrojtjes, i cili në atë kohë ishte Bongo.

Kur Bongo u zgjodh president pas vdekjes së babait të tij Omar Bongo Ondimba në 2009, Moussa Adamo shërbeu si këshilltar i tij special. Pas një dekade si ambasador i Gabonit në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2020, ai fillimisht u bë ministër i mbrojtjes dhe më pas ministër i jashtëm në mars të vitit të kaluar.

/s.f

 

Next Post
Audiot e 21 Janarit/ Mero Baze: Provojnë se komandanti i Gardës ka urdhëruar vrasjet, SPAK s’ka më asnjë alibi për të mos hapur çështjen

Audiot e 21 Janarit/ Mero Baze: Provojnë se komandanti i Gardës ka urdhëruar vrasjet, SPAK s'ka më asnjë alibi për të mos hapur çështjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

January 16, 2026
Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Vendimi i Trump për vizat, Zogaj: Duket sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

January 16, 2026
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Vendimi i GJK, gazetari: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë dhe nxirrte të dhënat në pazar, tani kufizohen

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In