• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjarja tragjike te “Fan Noli”, sociologu: Nëse nuk marrin masa, situata do të dalë jashtë kontrollit

by A R
19/11/2024 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja, shkolla dhe shoqëria janë përgjegjës për sjelljen e dhunshme që shfaqin sot adoleshentët.

Kështu mendon sociologu Gëzim Tushi, i cili në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH 24, u shpreh se është e nevojshme një strategji afatgjatë për të pasur një revolucion në tipologjinë e sjelljes në këtë grupmoshë.

Nëse këto institucione nuk marrin masat, theksoi sociologu, situata do të dali jashtë kontrollit dhe do të kemi dhe ngjarje më të hatashme, sepse “po rrisim një brez adoleshentësh që kanë një lloji anarkie të brendshme, duke dashur që të jenë të vetëmjaftueshëm”.

“Baza kryesore ku formohet parimet morale, parimet kulturore, stofi edukativ i adoleshentëve, mënyrat e sjelljes së tyre në jetën sociale merren në familje dhe institucion shkollor. Kam përshtypjen që ‘prindërimi dhe shkolla’ kanë mbetur të prapambetur, në sistemin e tyre të komunikimit me adoleshentët,” u shpreh Tushi.

Ideologjia e forcës apo ideja që gjërat në shoqëri zgjidhen vetëm me forcë është kthyer në një “tumor” që po përfshin tërë shoqërinë, tha ai, duke vazhduar se, “shoqëria po vazhdon të individualizohet dhe sa më shumë të individualizohet aq më shumë bëhet dhe konkurrenca”.

Ngjarjen e djeshme duhet ta shikojmë në dy këndvështrime, sipas Tushit: nga njëra anë është përgjegjësi e këtyre institucioneve, por nga ana tjetër është dhe përgjegjësi e vetë adoleshentëve.

“Adoleshentët e sotëm të rritur në këtë klimën liberale, ku dominal është bërë trekëndëshi fatal, dëshira për para, për qejf dhe mungesa e angazhimit në gjer të dobishme sikurse mund të jenë aktivitetet humane. mungesa e besimit që a mund të jetohet dot në këtë shoqëri ka bërë që adoleshentët të bëhen individualisht ekstrem duke urryer  në mënyrën ekstreme institucionet e të edukuarit dhe figurat e edukimit sikurse janë mësuesit në shkollë dhe prindërit në familje.”

Sociologu Tushi tregoi se në bisedat e tij me adoleshentët ata shprehen se “prindërit të mërzisin, të ‘çajnë kokën’ dhe mësuesit nuk i kanë qejf, sepse refuzojnë të jenë subjekt të institucioneve të disiplinës”.

“Adoleshentët sot janë egoist, janë individualist mendojnë me mentalitetin e shkurtër, Unë dhe Mua. Ky egoizëm dhe ky egocentrizëm që po ushqejnë adoleshentët bëjnë që ata të urrejnë institucionet bazike të edukimit, shkollën dhe familjen dhe dy figurat kryesore që janë  prindërit dhe mësuesit.”

Shkolla sot është jashtë funksioneve të edukimit. Në qofse shkolla merret përgjithësisht me kurrikulën  arsimore të formimit intelektual të nxënësve ka hequr dorë ose është e pafuqishme për tu marr me fëmijët dhe adoleshentët për formimin e tyre qytetar. Kemi një përkeqësim të strukturës së tyre qytetare, të strukturës të tyre edukative. Shkolla duhet të përgatisim qytetar dhe jo bisha që me gjak të ftohtë bënë vrasje.”

Për sociologun, institucioni i parë “mëkatar” përgjegjës është familja.

“Familja shqiptare e ka humbur kohezionin e brendshëm social.  ka prishur strukturën e brendshme të formimit dhe të edukimit , ka rrënuar autoritetin prindëror.  nga ana tjetër nivelet  e prindërimit janë përkeqësuar dhe kjo ka bërë që raporti ndërmjet prindërve dhe adoleshentëve të reduktohen.  prindërit sot gjithmonë edhe më pak kanë kohë edukative për shkak që një pjesë të madhe të kohës ja kushtojnë luftës për të siguruar të ardhurat dhe nevojat bazike të tyre. por kjo s’do të thotë që të ndërpresim kordonin e prindërimit dhe një fëmijë jashtë kontrollit të tyre do të përdorin alkoolin, drogën dhe më pas përdorin kriminalitetin.

Kemi nevojë që ti biem kambanave fortë për të rregulluar prindërimin në familjet shqiptare. Nuk ka nevojë të jeni psikolog apo psiko-analist por duhet të jeni prindër dhe mos shkëpusni vëmendjen ndaj fëmijëve të tyre.”

Figura e dytë kryesore për edukim, shtoi sociologu Tushe, është mësuesi në shkollë.

“Nuk ka mjete të tjera që merren me edukimin e fëmijëve në shoqëri përveç prindërit dhe mësuesit në shkollë. Po mësuesi është indiferent dhe mjafton që merr regjistrin, jep notën dhe firmos rrogën e tij. Detyra e mësuesit nuk është vetëm profesionale por dhe misionare. Duhet komunikuar me adoleshentët përtej detyrimit ligjor që kanë për mësimdhënien”.

Nëse këto institucione nuk marrin masat, deklaroi sociologu, “situata do të dalë jashtë kontrollit dhe do të kemi ngjarje më të hatashme”.

RTSH

Next Post
Ambasada më e rëndësishme pa shofer dhe pothuaj pa diplomatë

Ambasada më e rëndësishme pa shofer dhe pothuaj pa diplomatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In